Politike

Takimi informal me liderët e BE, Rama: Fokusi tek Konferenca e Donatorëve, mini-Shengeni s’ka ende mbështetje këtu (VD)

Para takimit ka folur Presidenti i Këshillit Evropian dhe u shpreh se sot është një mundësi e vendeve të Ballkanit Perëndimor që të tregojnë prespektivën Evropiane. Nga ana tjetër Rama ka folur si para dhe pas takimit, ku ka treguar detaje se çfarë është diskutuar. Kryeministri për mediat tha se është diskutuar për Konferencën e Donatorëve dhe për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor. 
Featured image of article: Takimi informal me liderët e BE, Rama: Fokusi tek Konferenca e Donatorëve, mini-Shengeni s’ka ende mbështetje këtu (VD) Liderër e BE dhe të Ballkanit Perëndimor dhe Edi Rama

BRUKSEL- Sot në mbrëmje, liderët nga gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor janë  takuar me Presidentët Charles Michel dhe Ursula von der Leyen, si dhe Kryeministrin Kroat Plenković dhe Përfaqësuesin e Lartë Borrell, në një bisedë informale për të përgatitur samitin BE-Ballkan Perëndimor që do të mbahet në në Zagreb në maj të këtij viti.

Udhëheqësit e Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë do të jenë në Bruksel për konferencën e donatorëve ndërkombëtare për Shqipërinë, që zhvillohet në nesër në Komisionin Evropian. Qëllimi i konferencës është të ndihmojë mbështetjen e përpjekjeve të rindërtimit në Shqipëri pas tërmetit që goditi vendin nëntorin e kaluar.

Para takimit ka folur Presidenti i Këshillit Evropian dhe u shpreh se sot është një mundësi e vendeve të Ballkanit Perëndimor që të tregojnë prespektivën Evropiane. Nga ana tjetër Rama ka folur si para dhe pas takimit, ku ka treguar detaje se çfarë është diskutuar. Kryeministri për mediat tha se është diskutuar për Konferencën e Donatorëve dhe për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Takimi informal përgatitor pason një vizitë të parë të Presidentit Michel në Shqipëri dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe botimin e një propozimi të Komisionit për një metodologji të re në lidhje me procesin e zgjerimit.

Komisioni Evropian ka miratuar pak ditë më parë një propozim për të çuar përpara procesin e pranimit në BE, duke e bërë atë më të besueshëm, me një drejtues më të fortë politik, më dinamik dhe të parashikueshëm. Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhelyi, pas diskutimeve të brendshme komentoi vendimin dhe tha se ‘zgjerimi i Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor është një përparësi kryesore për Komisionin’. Metodoligjia e re mbështet në tre shtylla kryesore, një drejtues të fortë politik, një proces dinamik dhe proces më të parashikueshëm.

(A.B. Dosja.al)

  • 22:18

    Rama flet pas takimit me krerët e BE: Fokusi tek konferenca e donatorëve, BE ende s’ka mbështetur Shengenin Ballkanik (VD)

    Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat pas takimit informal me liderët e BE. Në një intervistë të shkurtër për mediat, Rama u shpreh se diskutimi ishte fokusuar mbi sfidat e përbashkëtatë Shqipërisë dhe BE-së,  metodologjinë e re të zgjerimit dhe thellimin e bashkëpunimit rajonal.

    Në fjalën e tij ai tha se është i fokusuar tek konferecna e donatorëve dhe shtoi se Shengeni Ballkanit nuk e ka mbështetur ende këtë nismë, por që mbështetja për të do vijë shumë shpejt.

    Cila do jetë e ardhmja e negociatave pas darkës së sotme?

    Jam i fokusuar tek ajo që do jetë kurorizimi i një rrugë të gjatë që është konferenca e donatorëve nesër. Por kemi diskutuar dhe për temën që ju thoni. Ka ardhur momenti që të themi të vërteta dhe të mos ngelet topi në fushë. Ka një dakordësi për metodologjinë e re dhe një rilindje të porcesit të zgjerimit të vendeve kandidate, jo vetëm për bazën e sotme por dhe për aspektet financiare. Do shikojmë më tutje, kemi rënë dakord që të vijojmë diskutimet për të dalë në disa konkluzione solide deri në samitin e Zagrebit. 

    Prisni një vlerësim pozitiv nga Komisioni Evropian?

    Ka qenë pozitiv, dhe do jetë pozitiv, pasi nuk ka si të jetë ndryshe, pasi ne i kemi bërë detyrat. Por ne çfarë i bëjmë i bëjmë për veten tonë dhe jo për ndërmarrjen e Bashkimit Evropian, pasi atyre u takon të thonë fjalën e tyre për punën tonë.

    E ardhma e Shengentit Ballkanik?

    Kemi diskutuar për të ardhmen e një bashkëpunimi rajonal, më herët se vonë Bashkimi Evropian do ta mbështesë këtë niSme dhe do duhet dhe pak durim, pasi ngatrrestarët janë dhe në Evropë. Do presim derisa sa BE të ketë fokusin tek kjo nismë dhe kam bindjen se BE do ta mbështesë fuqimishtë dhe do vlerësojë shtetet që kanë marrë pjesë në këtë shengen rajonal.

  • 21:30

    Takimi i informal në Bruksel, Thaçi: Do kërkoj liberalizimin e vizave

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do marrë pjesë në takimin informal të liderëve të BE dhe Ballkanit Perëndimor në Bruksel. Para takimit në një reagim në Facebook, shkruan se do të kërkojë liberalizimin e vizave. Më tej Presidenti i Kosovës shton se BE duhet të mbajë premtimin për qytetarët e Kosovës ndërsa edhe ai konfirmon se në takim diskutohet për mundësine përshpejtimit të zgjerimit të BE.

    Hashim Thaçi dhe Charles Mixchel

    Bashkë me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, sapo kemi filluar një takim joformal me udhëheqësit e rinj të Bashkimit Evropian. Në këtë takim do të diskutohet për mundësinë e përshpejtimit të zgjerimit të BE-së, përmes anëtarësimit shteteve të Ballkanit Perëndimor. Në këtë takim do të kërkoj edhe një herë që BE-ja ta plotësojë zotimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”, shkruan Thaçi.

  • 21:13

    Takimi informal, Ursula Von der Leyen: Ballkani Perëndimor është përparësi për KE-në

    Presidentja e KE, Ursula Von Der Leyen, ka reguar para takimit me liderët e Ballkanit Perëndimor dhe shprehet se ky rajon ësthë përparësi për intitucionin që ajo drejton. Po ashtu von der Leyen shton se shpreson që Ballkani Perënidmor të bashkohet në BE shumë shpejt.

    Ursula von der Leyen, presidente e KE

    “Sonte, siç e dini kishim prioritet Ballkanin Perëndimor në Komision dhe e dini që është në interesin e përbashkët ta kemi sa më afër Bashkimit Europian Ballkanin Perëndimor. E dini që kemi rishikuar metodologjinë tonë dhe pas rishikimit kjo metodologji duhet të krijojë dhe rifitojë besimin e ndërsjelltë te procesi sepse përshpejton status quo-n e reformave dhe nga ana tjetër krijon prespektivë të besueshme për Ballkanin Perëndimor që t’i bashkohen në të ardhmen BE-së.

    Gjithashtu i hap rrugën Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për të nisur negociatat për anëtarësim në BE mundësisht para Samitit të Zagrebit. Në lidhje me samitin po përgatisim një paketë investimesh nga Komisioni dhe shpresojmë që Këshilli të japë dritën jeshile në këtë aspekt. Nesër do të mbahet Konferenca e donatorëve për Shqipërinë me qëllim që të ngremë fonde për rindërtimin pas tërmetit të rëndë që ka goditur Shqipërinë. Faleminderit”- u shpreh Presidentja e KE, Ursula von der Leyen.

  • 20:53

    Rama flet nga Brukseli: Nesër dita e madhe për Shqipërinë (VD)

    Kryeministri Edi Rama ka folur para takimit me Presidentit e Këshillit Evropian, duke thënë se pret diskutime të frytshme për metodologjinë e re të zgjerimit të BE. Më tej në fjalën e tij Rama shprehet se nesër është një ditë e madhe për Shqipërinë pasi do zhvillohet konferenca e donatorëve.

    Të gjithë u ulën paksa me vështirësi sot në Bruksel, kështu që është një lloj sinjali se mbërritja nuk do jetë e lehtë. Por, në të njëhtën kohë i jemi shumë mirënjohës Presidentit të Këshillit të ri Evropian dhe të gjithëve këtu që po bëjnë shumë përpjekje për t’i dhënë shtysë procesit. Në të njëjtën kohë, jemi shumë të interesuar të shohim dhe të diskutojmë metodologjinë e re, e cila shpresoj që do rëzultojë një platformë mirëkuptimi brenda shteteve anëtare.

    Po kështu, për ne, Shqipërinë, nesër është dita e madhe, sepse kemi konferencën e donatorëve për përballimin e situatës pas tërmëtit dhe po shpresoj shumë se do të gjejmë mjaftueshëm solidaritet e mështetje për të ecur përpara me rindërtimin”, u shpreh kreu i qeverisë.

  • 20:35

    Takimi me liderët e Ballkanit Perëndimor, Michel: Sot mundësia për të konfirmuar prespektikvën evropiane

    Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, ka reaguar për takimin që do të zhvillojë sot me liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel. Në një reagim në mediat sociale, Michel shprehet se sot është mundësia për të rikonfirmuar perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor.

    Foto ilustruese

    Ai flet për një bashkëpunim strategjik mes BE dhe Ballkanit Perëndimor për politikën e jashtme apo ndryshimin e klimës dhe multilateralizmit. “Sonte do të jetë një mundësi për të rikonfirmuar perspektivën evropiane për partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor. Ne duhet ta thellojmë bashkëpunimin tonë strategjik për çështje si ndryshimi i klimës, multilateralizmi dhe politika e jashtme.”- shkruan Michel.

  • 19:48

    Rama takon presidenin e Këshillit Europian, para tryezës me krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor (VD)

    Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Bruksel, ku është pritur nga Këshilli Europian, Charles Michel. Rama ka postuar një video nga takimi me Michel dhe shkruan se do të jetë pjesë e takimit me krerët e Ballkanit Perëndimor.

    Bruksel- Pritja nga Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel 🇦🇱🤝🇪🇺 Takimi “BE dhe Krerët e Vendeve të Ballkanit Perëndimor’”, shkruan Rama.

Shto Koment