Politike

Shqipëria nuk ka asnjë ‘Karantinë’ për virusin kinez, Tritan Shehu: Teoritë konspirative janë vetëm “gjethe fiku”

16 Shkurt 2020, 12:58 Nga DOSJA
Shqipëria nuk ka asnjë ‘Karantinë’ për virusin

TIRANË– Frika për koronavirusin që po merr me mijëra jetë njerëzish në Kinë, padyshim që është përhapur edhe në vendin tonë, pasi shifrat janë alarmante, ndërsa është prekur edhe Europa nga ky virus vdekjeprurës.

Ndërkohë që ministria e shëndetësisë shqiptare është treguar mëse e qetë duke thënë se nuk është evidentuar asnjë i prekur nga Koronavirusi, si dhe kanë deklaruar se në Shqipëri ekzistojnë karantina dhe ambiente të përshtatshme nëse do të jetë e nevojshme, ish-deputeti i PD-së Tritan Shehu ka reguar për këtë çështje.

Shehu përmes një postimi në rrjetet sociale ka thënë se shteti është në heshtje të plotë dhe se nuk po shpjegon se ku ndodhet kjo “Karantinë”.

Sipas Shehut karantina në rastet e përhapjes së një virusi apo epidemie nuk mund të jetë një dhomë e vetme me disa  shtretër, por një strukturë shumë komplekse në projekt, organizim e funksionim.

Ndër të tjera Shehu ka thënë se duhet që menjëherë të merren masa serioze, që shteti të jetë serioz dhe transparent në këto situata.

Postimi  i plotë i Tritan Shehut: 

Shqipëria nuk ka asnjë “Karantine” ndaj virusit “kinez”.

Heshtja e plotë e Shtetit, me gjithë insistimin, për të shpjeguar ku ndodhet kjo “Karantine” që flasin, si është organizuar ajo e “zinxhiri” i domosdoshëm në funksion të saj e të mbrojtjes nga ajo epidemi e mundshme, flasin për mos ekzistencen e saj, apo për ndonje të tillë vetëm në 3D.

Një “karantinë” mbrojtëse në këtë rast nuk mund të jetë ndonjë “dhomë” me disa shtretër, por një strukturë shumë komplekse në projekt, organizim e funksionim.

Masat e deritanishme tek ne jane shumë superficiale e në nivel propagande, që nuk japin asnjë siguri, duke filluar që nga disa “maska” të ekspozuara për të hequr vëmendjen, kur në fakt dhe ato vetë nuk garantojnë asgjë.

Duhet menjeherë seriozitet, trasparencë, bashkëpunim, dislokim fondesh e jo keq përdorim të tyre me disa PPP abuzive e vecanërisht nje koordinim, mbeshtetje e prezencë e ngushtë me strukturat përkatëse të Italisë e Greqisë, që janë shumë të interesuara në forcimin e masave mbrojtëse në Shqipëri.

Teorite konspirative të “sekretit shtetëror” janë vetqm “gjethe fiku” e tq denja pqr regjimin e Kim Jong-un.

Koronavirusi deri më tani ka shkaktuar 1,669 viktima. Ndërsa në të gjithë botën deri më tani janë konfirmuar si të infektuar 69 mijë e 256 persona.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike 1 669 viktima ne kine koronavirusi në kinë tritan shehu virusi ne kine 1 669 viktima ne kine koronavirusi në kinë tritan shehu virusi ne kine

Sondazh

Poll