Politike

Qeveria me avion privat? Reagimi nga Kryeministria: Është i ‘Air Albania’, do përdoret për udhëtime charter

16 Shkurt 2020, 15:47 Nga DOSJA
Qeveria me avion privat? Reagimi nga Kryeministria: Është i ‘Air

TIRANË- Prej shumë ditësh qarkullon një lajm se qeveria shqiptare ka blerë një avion privat, i cili do jetë me logon “Air Albania” dhe do përdoret si charter për udhëtimet qeveritare. Sot në lidhje me këtë çështje Gazeta Tema shkruan se qeveria e Shqipërisë nuk është bërë pronare e asnjë avioni.

Më tej shtohet se avioni në fjalë i përket kompanisë Air Albania dhe u ofrohet palëve të interesuara për fluturime charter dhe Kryeministria mund ta përdorë këtë avion me një kosto jo më të lartë se sa kostoja e fluturimeve të zakonshme të punës.

Qeveria e Shqipëriseë nuk është bërë pronare e asnjë avioni. Në dijeninë tonë, avioni në fjalë i përket kompanisë Air Albania dhe u ofrohet palëve të interesuara për fluturime charter. Ndërkohë që kryeministria do të mund ta përdorë atë me një kosto jo më të lartë se sa kostoja e fluturimeve të zakonshme të punës. Fillimisht Air Albania ka ofruar disa fluturime falas për të përballuar intensitetin e vecantë të udhëtimeve të këtij muaji qoftë për kontaktet me donatorët, qoftë për nevojat e kryesisë së OSBE”, është ky reagimi jozyrtar nga qeveria për Tema.

Avioni privat i i qeverisë shqiptare prej ditësh është ëbrë objekt diskutimi në media. Dyshimet e para janë hedhur, pasi avioni ka zbritur në Rinas dhe ka ndenjur aty për disa ditë. Airbus 319-100, është një avion model për charter, ku nga brenda është luksoz dhe më parë është përdorur nga qeveria turke dhe ajo italiane. Ende nuk dihet e ditur menyra se ky kmjet u transferua në Shqipëri, por tashmë ai mban logon “Air Albania” dhe është pagëzuar me emrin “Ismail”.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike air albania avioni i qeverise qeveria me avion privat air albania avioni i qeverise qeveria me avion privat

Sondazh

Poll