Politike

Kur do të mbyllen negociatat me BE? Majlinda Dhuka: Komisioni Evropian duhet së pari të certifikojë progresin e Shqipërisë

Gjatë konferencës për mediat, Dhuka e pyetur se kur do të mbyllen negociatat me BE-në, ka deklaruar se kjo nuk është çështje kohë por çështje vlerësimi. 

20 Janar 2026, 13:12 Nga I.A
Kur do të mbyllen negociatat me BE? Majlinda Dhuka: Komisioni Evropian
Majlinda Dhuka

TIRANË- Kryenegociatorja e Shqipërisë Majlinda Dhuka ka deklaruar se viti 2026 është vendimtar për Shqipërinë në rrugën drejt BE-së. Gjatë konferencës për mediat, Dhuka e pyetur se kur do të mbyllen negociatat me BE-në, ka deklaruar se kjo nuk është çështje kohë por çështje vlerësimi. 

Dhuka ka theksuar se vendi ka një plan të qartë dhe mbështetjen e Komisionit Evropian për mbylljen e negociatave. Por shtoi se fillimisht Komisioni Evropian duhet së pari të certifikojë progresin e Shqipërisë dhe më pas të kalohet në mbylljen e negociatave. 

“2026 është vendimtar drejt rrugës për në BE. Shqipëria ka një plan që e udhëheq punën dhe kemi mbështetjen e KE për të avancuar në drejtim të mbylljes. Ne jemi në mënyrë sistematike në komunikimi me KE dhe delegacionin e BE në Shqipëri që na rekomandojnë përmirësime me qëllim që të shkruajmë ligje më të mira të standardit evropian. Këto 12 ligje dhe të tjera shoqërohen edhe me një numër masash të forcimit të institucione për ti forcuar ato. Komisionari për mbrojtjen nga diskriminimin do të forcohet, Inspektorati i Deklarimit të Pasurive. Më tutje një numër institucione ligj zbatuese.

Pra është e rëndësishme të themi që aftësia jonë është në krahun e mirë të nismave ligjore, por mbi të gjithë në zbatimin e tyre duke forcuar institucionet. Duke u nisur nga progresi i rëndësishëm në një numër masash janë rreth 24 kushte të ndërmjetme, 90 hendeqe kritike siç i quajmë në gjuhën e negociatave. Ne besojmë dhe presim me vlerësim, vlerësimin pozitiv të KE në lidhje me progresin për kushtet e ndërmjetme. Kjo nuk është çështje kohe, por çështje vlerësimi pozitiv së pari. Pra KE duhet të certifikoje progresin që Shqipëria.

Ky vit është kaq i rëndësishëm për arritjen e maturitetit politik  të nismave dhe vullnetit të Kuvendit për ti jetësuar ato dhe për ti dhënë mjete të mira institucioneve të zbatimit të ligjit. Pasi KE të japë këtë vlerësim pozitiv dhe pa asnjë paragjykim, do të jenë vendet anëtare të KiE që do ta shqyrtojnë këtë raport dhe rekomandimin që do japë KE. Aty do të presim me besim, pa paragjykuar vendimin e asnjë vendi anëtar, duke shpresuar që të gjithë së bashku ndajnë të njëjtin vlerësim se Shqipëria ka bërë progres themelor në çështjen e sundimit të ligjit, duke theksuar zbatimin e reformës në drejtësi.

Pasi të marrim vlerësimin pozitiv dhe kur kjo të ndodhë, shpresojmë së shpejti, atëherë Shqipëria mund të kapërceje në rrugën e negociatave që është mbyllja e negociatave. Janë mbi 100 kushte për mbylljen e negociatave. Ne kemi filluar që në 2025 për ti mbyllur. Gjatë këtij viti aspirojmë që të kemi disa lajme të tilla, por ti japim institucioneve shqiptarë mbështetjen dhe KE e vendeve anëtare vlerësimin tonë për vullnetin e tyre politik”, tha Dhuka./Dosja.al

majlinda dhuka

Sondazh

Poll