Politike

'Prezatojmë paketën me 12 nisma ligjore'/ Majlinda Dhuka: Dekriminalizojmë veprën penale të shpifjes për gazetarët

Gjatë fjalës së saj për mediat nga kryeministria, Dhuka u shpreh se viti 2026 është një gur kilometrik drejt BE-së dhe shumë i rëndësishëm. 

20 Janar 2026, 12:02 Nga I.A
'Prezatojmë paketën me 12 nisma ligjore'/ Majlinda Dhuka:
Majlinda Dhuka

TIRANË- Kryenegociatorja e Shqipërisë Majlinda Dhuka ka prezantuar ditën e sotme hapat e radhës për mbylljen e negociatave me Bashkimin Evropian. Gjatë fjalës së saj për mediat nga kryeministria, Dhuka u shpreh se viti 2026 është një gur kilometrik drejt BE-së dhe shumë i rëndësishëm. 

Ajo ka prezantuar paketën e re me 12 nisma ligjore që përafrojnë legjislacionin shqiptar me atë të BE. Gjatë fjalës së saj theksoi se do të dekriminalizohet vepra penale e shpifjes për gazetarët. 

”Në 2025 Shqipëria i çeli negociatat për të gjitha fushat, 33 kapituj, në 17 nëntor çelëm negociatat për 5 kapitujt të fundit. 2026 është një vit i rëndësishëm, gur kilometrik në anëtarësimin e vendit. Me aspiratën e madhe që në 2027 të kemi arritur gjithë përgatitjet, për mbylljen e negociatave. Është një punë komplekse por edhe shumë pozitive sa i përket transformimit europian të vendit.

Midis çeljes së negociatave dhe mbylljes Shqipëria duhet të japë një test aftësie, si në pikëpamje të vullnetit politik, ashtu edhe të institucioneve. Për këtë duhet të përgatitet për një numër reformash dhe praktikat e vendeve anëtare. Ky test, njihet si përmbushja e kushteve të ndërmjetme. Fusha në të cilën Shqipëria duhet të japë këtë test aftësie, është shteti i së drejtës dhe sundimi I ligjit. Jemi sot këtu për të prezantuar një paketë të rëndësishme prej 12 nismash ligjore, që lidhen me sundimin e ligjit, shtetin e së drejtësë, zbatimin më të mirë të reformës në drejtësi, mbrojtjes nga diskriminimi, mbrojtjes së familjes e me radhë duke provuar se shteti ka aftësitë për të mbrojtur shtetasit e vet.

Paketa ka në përmbatje 6 pr/ligje të propozuar nga qeveria dhe 6 që janë inicuar nga Kuvendi I Shqipërisë. Paketa garanton proges në tre grupe: në luftën ndaj krimit, në lidhje me barazinë dhe drejtësinë sociale dhe në masat për parandalimin e korrupsionit. Kjo paketë ka një numër përafrimesh me ligjin e BE të ligjit shqiptar. Kjo paketë sjell një numër risish, për herë të parë Shqipëria dekriminalizon veprën penale të shpifjes ndaj gazetarëve,” u shpreh Dhuka./Dosja.al

majlinda dhuka

Sondazh

Poll