Politike

"Përgjigjen do ta merrni me datë 24, ora 17:00"/ Hoti: Përjashtimet e paligjshme nuk na trembin

Në mbledhjen e Byrosë së Kuvendit, Hoti u shpreh se, ajo dhe kolegetët e saj u përjashtuan nga parlamenti sepse denoncuan krimin e organizuar, korrupsionin galopant të ndërtuar mbi grabitjen e pasurisë publike.

20 Janar 2026, 12:00 Nga D.S
"Përgjigjen do ta merrni me datë 24, ora 17:00"/ Hoti:
Elda Hoti

TIRANA: Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti tha se, përjashtimet e paligjshme nuk e trembin opozitën. Në mbledhjen e Byrosë së Kuvendit, Hoti u shpreh se, ajo dhe kolegetët e saj u përjashtuan nga parlamenti sepse denoncuan krimin e organizuar, korrupsionin galopant të ndërtuar mbi grabitjen e pasurisë publike.

Përjashtimin nga parlamenti, deputetja demokrate e cilëson si , medalje nderi për këdo që refuzon të bëhet bashkëpunëtor me korrupsionin dhe krimin. Hoti shtoi se, pergjigja do e merret me datë 24 ora 17:00.

"Unë dhe kolegët e mi jemi përjashtuar për 30 ditë nga Parlamenti ashtu sic jemi perjashtuar mandatin e kaluar muaj me radhe. Pse jemi perjashtuar me 30 dite, sepse protestuam se Belinda Balluku u mor e pandehur nga SPAK dhe, në vend që të mbante përgjegjësi politike, ju e morët në mbrojtje. Në çdo vend demokratik, një zyrtar i akuzuar nga drejtësia jep dorëheqjen.Pse u përjashtuam sepse denoncuam krimin e organizuar, korrupsionin galopant dhe një sistem të ndërtuar mbi grabitjen e pasurisë publike.

Pse u përjashtuam sepse guxuam të përmendim emra, afera, tendera të dyshimtë, lidhje të pushtetit me oligarkët dhe mafian ekonomike. Sot, mjafton të përmendësh Ramën apo Ballukun dhe fjala të ndërpritet dhe ndeshkohesh me perjashtime. Ky Parlament nuk është më i qytetarëve, por është kthyer në mburojë për Ergysin, për Belindën dhe për interesat kriminale që kanë kapur shtetin.

Ne fakt Përjashtimi ynë nga Parlamenti nga nje bande hajdutesh si ju, Është medalje nderi për këdo që refuzon të heshtë, që nuk pranon të bëhet bashkëpunëtor me korrupsionin dhe krimin dhe lufton perballe jush per nje shqiperi te lire dhe demokratike. Ne do të vazhdojmë të denoncojmë, brenda dhe jashtë Parlamentit. Nuk na ndalin dot urdherat tuaj politik.Prandaj, mësohuni me këtë realitet
përjashtimet tuaja të paligjshme nuk na ndalin dhe pergjigjen do e merni me date 24 ora 17:00.",  tha Hoti./Dosja.al

elda hoti mbledhja e byrose se kuvendit pd

Sondazh

Poll