Politike

"Ju jeni në logjikën e kartonave"/ Gjekmarkaj: Deputetët e opozitës po bëjnë atë që ju nuk keni guxim ta bëni

Gjatë fjalës së tij në Mbledhjen e Byrosë së Kuvendit, Gjekmarkaj tha se, mungesa e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, tregon dobësi të mazhorancës. 

20 Janar 2026, 12:07 Nga D.S
"Ju jeni në logjikën e kartonave"/ Gjekmarkaj:
Agron Gjekmarkaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, tha se, deputetët e opozitës po bëjnë atë që ju qeveria nuk ka guxim ta bëjë. Gjatë fjalës së tij në Mbledhjen e Byrosë së Kuvendit, Gjekmarkaj tha se, mungesa e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, tregon dobësi të mazhorancës. 

Lidhur me përjashtimin e kolegëve të tij nga kuvendi, deputeti iu drejtua Partisë Socialiste duke thënë se kanë logjikën e kartonave dhe jo në logjikën e së drejtës. Ndër të tjera, shtoi se, opozita po bën një betejë për një vend demokratik, që etërit e tyre 'e kanë marrë peng'.

"Ju jeni në logjikën e kartonave dhe jo në logjikën e së drejtës. Kryetari i Kuvendit ka preferuar të shmanget. Kjo është tregues dobësie. Deputetët e opozitës po bëjnë atë që ju nuk keni guxim ta bëni. Po bëjnë një betejë për një vend demokratik, që etërit e tyre e kanë marrë peng. Po bëjnë betejë për shtetin e së drejtës, të cilin ju e sulmoni dhe e keni marrë peng me korrupsion. Haxhi Lleshi ka qenë më tolerant me deputetët e tij në komunizëm se sa bijtë e Haxhi Lleshit sot përball opozitës", tha Gjekmarkaj./Dosja.al 

agron gjekmarkaj pd mbledhja e byrose se kuvendit

Sondazh

Poll