Politike

Këlliçi në seancën e ankimimit të deputetëve të PD: Keni bunkerizuar Kuvendin e Shqipërisë

Në mbledhjen e Byrosë së Kuvendit, Këlliçi tha se ka kërkuar praninë e mediave në këtë mbledhje, por mazhoranca i është shmangur transparencës.

20 Janar 2026, 12:03 Nga D.S
Këlliçi në seancën e ankimimit të deputetëve
Belind Këlliçi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi akuzoi qeverinë duke u shprehur se ka 'bunkerizuar' Kuvendin e Shqipërisë. Në mbledhjen e Byrosë së Kuvendit, Këlliçi tha se ka kërkuar praninë e mediave në këtë mbledhje, por mazhoranca i është shmangur transparencës. Sipas Këlliçit, opozita është marrë 'zvarrë', ndërkohë që vijon me akuza ndaj qeverisë duke thënë se, janë kthyer në mburojë të krimit dhe korrupsionit.

"E keni bunkerizuar Kuvendin e Shqipërisë. Kemi kërkuar praninë e mediave në këtë mbledhje, por ju i shmangeni transparencës. Kjo është e papranueshme. Nuk mund të vazhdohet kështu. Niko Peleshi nuk do duhej t’i shmangej kësaj mbledhjeje. Ju, me gardë, keni marrë zvarrë opozitën, ndërkohë që jeni kthyer në mburojë të krimit dhe korrupsionit.", tha Belind Këlliçi./Dosja.al

belind kellici byroja e kuvendit pd

Sondazh

Poll