Politike

'Do të ketë një platformë për mediat'/ Toni Gogu: Publiku është i interesuar se cili qëndron pas mediave

Gjatë fjalës së tij për mediat nga kryeministria, Gogu u shpreh se ndryshime do të bëhen në ligjin për mediat audio-vizive, ku do të bëhet transparencë se kush qëndron pas mediave. 

20 Janar 2026, 12:13 Nga I.A
'Do të ketë një platformë për mediat'/ Toni
Toni Gogu

TIRANË- Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Toni Gogu ka deklaruar ditën e sotme se do të ketë një platformë të re për mediat. Gjatë fjalës së tij për mediat nga kryeministria, Gogu u shpreh se ndryshime do të bëhen në ligjin për mediat audio-vizive, ku do të bëhet transparencë se kush qëndron pas mediave. 

Po ashtu Gogu shtoi se ndryshime ligjore do të ketë dhe në ligjin për mbrojtjen e familjes nga dhuna. 

“Do të ketë ritëm të integrimit të vendit, zakonet ligjore, zakonet parlamentare duhet të mbizotërojnë në jetën shoqërore dhe shtetërore të vendit. Një pjesë e rëndësishme ka të bëjë edhe me rolin e medias, rritja e transparencës gjatë vitit do të ketë platformë për median, propozime konkrete për nisma ligjore. Përmirësimet që bëhen në ligjin për median audiovizive ka të bëjë me transparencën, publiku është i interesuar se cili qëndron pas medias. Një punë e madhe është edhe për dezinformimit, por me rëndësi është edhe mbrojtja e gazetarëve. Një aspekt me rëndësi ka të bëjë me drejtësinë sociale. Familja shqiptare është duke u përleshur me përbindëshin e dhunës. Ndryshimet ligjore qoftë në ligjin për mbrojtjen e familjes nga dhuna, kemi ndryshime në Kodin Penal edhe për të miturit. Një pjesë e ndryshimeve ka të bëjë më dhunë që ushtrohet ndaj më të dobëtëve në shoqërinë tonë në botën digjitale. Një tjetër çështje me rëndësi është lufta ndaj korrupsionit, por për këtë do flasë ministrja. Janë dy ligje që forcojnë luftën kundër narkotikëve. Por unë doja të veçoja punën për rolin e medias dhe drejtësinë sociale. Kemi ligjet e tjera që kanë të bëjnë me rolin e komisioneve hetimore”, tha Gogu./Dosja.al

toni gogu

Sondazh

Poll