Aktualitet

Mungesa e energjisë në QSUT, shefi i pavionit: Nuk u cënua kujdesi ndaj pacientëve, i dënuari vdiq pasi ishte me hemorragji

Ndërkohë që i pyetur nga gazetaret se përse nuk kanë funksionuar gjeneratorët në QSUT, Lilaj refuzoi të përgjigjej duke thënë se kjo pyetje është për instancat e tjera.  

20 Janar 2026, 13:03 Nga I.A
Mungesa e energjisë në QSUT, shefi i pavionit: Nuk u cënua
Krenar Lilaj

TIRANË- Shefi i Reanimacionit të QSUT-së Krenar Lilaj ka deklaruar se nga ndërprerja e energjisë elektrike në spital mbrëmjen e kaluar nuk është cënuar kujdesi ndaj pacientëve. Gjatë një deklarate për mediat, Lilaj ka folur dhe për të dënuarin Mihal Mërkuri, i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotshëm, duke thënë se nuk ka ardhur si pasojë e mungesës së dritave. 

Ndërkohë që i pyetur nga gazetaret se përse nuk kanë funksionuar gjeneratorët në QSUT, Lilaj refuzoi të përgjigjej duke thënë se kjo pyetje është për instancat e tjera.  

“Nuk mund të them, si mund të them? Që është normale ndërprerja e energjisë elektrike në njësinë e terapisë intensive? Detyra ime si mjek është që të mbroj jetën e të sëmurëve. Detyra ime dhe e stafit që unë drejtoj. Në çfarë do lloj situate, ne jemi të gatshëm për të përballuar këtë situatë, në mbrojtjeje të jetës së të sëmurëve. Kaq, kjo pyetje nuk më përket mua. Për humbjen e jetës së një të dënuari që po trajtohej në njësitë e terapisë intensive të kirurgjisë, gjendja e tij ishte shumë e rëndë. Në njësitë e terapisë intensive janë të sëmurë që kërcënohen nga vdekja dhe gjendja e tij ishte mjaft e rëndë, jo vetëm natën e mbrëmshme, por ishte e rëndë që në ardhje, që ditën që është shtruar, për t’ju nënshtruar një interventi kirurgjikal, të dielën pasdite.

Të dhënat janë argumentuar në kartelën klinike që gjendja e tij ka qenë shumë  e rëndë. I sëmuri vuante nga ceroza hepatike dhe ka pasur një hemorragji masive intraabdominale, për të cilën edhe është trajtuar kirurgjikalisht. I sëmuri është ndarë nga jeta në orën 04:13 minuta të mëngjesit, ndërkohë që furnizimi me energji eklektike është rikthyer rreth orës 21:40. 21:45 minuta. Pajisjet back up gjatë përdorimit normalisht konsumohet. Në kushtet kur ti ke 9 të sëmurë në këtë rast, vendimi që morëm ne për transferimin e e të sëmurëve ishte pikërisht për të shmangur rënien  e njëkohshme të funksionimit të këtyre pajisjeve dhe që do shkaktonte probleme për pacientët dhe transportin e tyre. Nuk mund ta them që sa është koha e tyre, por ato sigurojnë një furnizim të aparateve për rreth 5-6 orë,“ tha Lilaj./Dosja.al

krenar lilaj

Sondazh

Poll