Aktualitet

KLGJ kërkoi verifikim të pasurisë! Prokuroria e Përgjithshme përfundon hetimin ndaj gjyqtares Irena Gjoka

Gjoka është gjyqtarja e akuzuar nga opozita se ka gënjyer në formularin e vetëdeklarimit të vetingut kur ka fshehur një proces gjyqësor në Greqi për falsifikim dokumentash.

20 Janar 2026, 10:17 Nga D.S
KLGJ kërkoi verifikim të pasurisë! Prokuroria e Përgjithshme
Irena Gjoka

TIRANË- Prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar hetimet ndaj gjyqtares Irena Gjoka ditën e djeshme. Gjoka është gjyqtarja e akuzuar nga opozita se ka gënjyer në formularin e vetëdeklarimit të vetingut kur ka fshehur një proces gjyqësor në Greqi për falsifikim dokumentash.

Me anë të një njoftimi për mediat, bëhet me dije se Prokuroria e Përgjithshme nuk ka publikuar të dhëna për gjetjet përfundimtare të kontrollit të figurës së Gjokës. Por sipas Prokurorisë së Përgjithshme, dokumentat janë dorëzuar në Këshillin e Lartë Gjyqësor që kërkoi një kontroll të dytë të figurës së saj.

Njoftimi zyrtar:

"Mbi bazën e kërkeses së Komisionit të Zhvillimit të Karrierës në Këshillin e Lartë Gjyqësor, më datë 08.05.2024 në Sektorin e Dekriminalizimit të Prokurorisë së Përgjitshme është regjistruar me nr.40 procesi per verifikimin e thelluar të deklarimeve të bëra në Formularin e Vetëdeklarimit date 22.04.2016, për subjektin Irena Gjoka(Shpata, Maneku), gjyqtare në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Pas kryerjes së të gjitha verifikimeve të mundshme brenda dhe jashtë vendit, më datë 19.01.2026, Prokuroria e Përgjithshme ka vendosur miratimin e rezultateve të verifikimit, vendim të cilin po këtë datë ja ka përcjellë Këshillit të Lartë Gjyqësor si organ përgjegjës për verifikimin e kushteve të ndalimit në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, dhe Vendimit të Kuvendit nr.17/2016 “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”./Dosja.al

irena gjoka

Sondazh

Poll