Aktualitet

'Ishte konflikt i çastit'/ Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Petrit Ndout: Nuk doja ta vrisja

20 Janar 2026, 11:18 Nga DOSJA
'Ishte konflikt i çastit'/ Zbardhet dëshmia e autorit
Policia

FUSHË KRUJË- Dëshmia e autorit të vrasjës së Petrit Ndout në aksin Fushë Krujë-Mamurras gjatë natës është zbardhur në polici. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pas gërvishtjes së një prej makinave, ku konflikti mes tyre nisi verbalisht.

Pas sharjesh dhe ofendimesh, 57-vjeçari Ndou dhe 28-vjeçari janë përplasur fizikisht. I riu e ka qëlluar disa herë Ndoun me çekiç.  

“Nuk doja ta vrisja, ishte konflikt i çastit dhe situata më doli nga kontrolli”, ka deklaruar 28-vjeçari në komisariat./Dosja.al

Sondazh

Poll