Aktualitet

EMRAT/ E rëndë! U godit me mjete të forta, humb jetën 57-vjeçari dhe kapet autori i dyshuar

Sipas njoftimit të policisë, viktima është Petrit Ndou 57 vjeç, ndërsa në pranga është vënë autori i dyshuar, Andi Vokri, 28 vjeç.

20 Janar 2026, 09:06 Nga D.S
EMRAT/ E rëndë! U godit me mjete të forta, humb jetën
Foto ilustruese

KRUJË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aksin Thumanë – Krujë, ku dy persona janë përfshirë në një konflikt fizik, ku njëri prej tyre ka humbur jetën pasi është goditur me sende të forta. Sipas njoftimit të policisë, viktima është Petrit Ndou 57 vjeç, ndërsa në pranga është vënë autori i dyshuar, Andi Vokri, 28 vjeç.

Uniformat blu, bëjnë me dije se, dyshohet se i riu ka goditur me çekiç 57-vjeçarin, duke e lënë atë të vdekur. Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë: 

"Krujë/Informacion paraprak. Rreth orës 00:40, në aksin rrugor “Thumanë-Krujë”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, është goditur me sende të forta dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi P. N., 57 vjeç. Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar autorin e dyshuar dhe shtetas që mund të ketë dijeni për ngjarjen, por për shkak të hetimit, nuk jepen të dhënat e tyre.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes. Në përfundim të veprimeve hetimore, do të jepet informacion i plotë."/Dosja.al

kruje u godit me mjete të forta humb jetën 57-vjeçari

Sondazh

Poll