Aktualitet

Dëmet nga përmbytjet/ Fermerët protestë para bashkisë Maliq: Kërkojmë dëmshpërblim!

Mësohet se ata kërkojnë dëmshpërblim nga shteti, duke theksuar se dëmet e shkaktuara janë kolosale dhe kanë prekur rëndë prodhimin e tyre bujqësor.

20 Janar 2026, 11:16 Nga D.S
Dëmet nga përmbytjet/ Fermerët protestë para bashkisë
Foto nga protesta

MALIQ- Fermerët e prekur nga dëmet e shumta në bujqësi pas përmbytjeve në vend, kanë protestuar sot përpara Bashkisë së Maliqit. Mësohet se ata kërkojnë dëmshpërblim nga shteti, duke theksuar se dëmet e shkaktuara janë kolosale dhe kanë prekur rëndë prodhimin e tyre bujqësor. Gjithashtu bëhet me dije, se uniformat blu janë të pranishëm në hyrje të godinës së bashkisë, për të garantuar sigurinë e qytetarëve./Dosja.al 

bashkia maliq proteste ne maliq demet ne bujqesi nga permbytjet

Sondazh

Poll