Aktualitet

EMRAT/ Jepen masat e sigurisë për 6 oficerët e policisë, mes tyre edhe një i RENEA-s, të akuzuar për ushtrimin e llotarive të palejuara dhe basteve sportive

Sipas AMP, caktimi i masave të sigurisë u bë i mundur në kuadër të procedimit penal të vitit 2025, ku rezultoi se të akuzuarit. duke shfrytëzuar atributet e funksionit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar ushtrimin e llotarive të palejuara dhe basteve sportive. 

20 Janar 2026, 08:41 Nga D.S

EMRAT/ Jepen masat e sigurisë për 6 oficerët e policisë, mes

(Agjencia e Mbikeqyrjes Policore)

TIRANË-  Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ekzekutoi masat e sigurisë ndaj gjashtë punonjësve të policisë, mes tyre një i RENEAS-s dhe një civili, si pjesë e operacionit “Last Bet”, i zhvilluar në rajonet e Elbasanit dhe Korçës.

Sipas AMP, caktimi i masave të sigurisë u bë i mundur në kuadër të procedimit penal të vitit 2025, ku rezultoi se të akuzuarit. duke shfrytëzuar atributet e funksionit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar ushtrimin e llotarive të palejuara dhe basteve sportive.  Mësohet se gjatë veprimeve proceduriale u sekuestruan 7 telefona celularë, të cilët dyshohet se janë përdorur për kryerjen e aktivitetit kriminal.

Mes personave që është ndërmarrë masë sigurimi janë punonjësit e policisë:

1.            Denis Sinani shef krimesh në Komisariatin e Devollit

2.            Ersit Dogra me detyrë trupë shërbimi operacional pranë seksionit special të ndërhyrjes Taktike në njësinë special “RENEA”.

3.            Enea Kapllani ndihmës specialist në postën kufitare të Morinës

4.            Aldi Molla përgjegjës Turni pranë stacionit policor Morinë

5.            Gezim Beqiraj ndihmës specialist dhe kontrollor në pikën kufitare të Morinës

6.            Ilir Tafaj qytetari që kishte lloton në Elbasan.

Njoftimi zyrtar:

"AMP ekzekuton masat e sigurisë ndaj 6 punonjësve të policisë dhe 1 shtetasi. Në kuadër të operacionit “Last Bet” zhvilluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë), nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u ekzekutua vendimi penal i Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila ka caktuar:

Masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Pr. Penale, ndaj;

Nënkomisar R.T., me detyrë Specialist për krimet, pranë Stacionit të Policisë Manëz, në Komisariatin e Policisë Durrës.

 Inspektor E.K., me detyrë Ndihmës Specialist / Kontrollor pranë Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës.

 Shtetasi I.T., banues në Tiranë

Masat e sigurimit personal me karakter ndalues “Ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 233 dhe 234 i Kodit të Pr. Penale, ndaj;

 Komisar D.S., me detyrë Shef i Seksionit për hetimin e krimeve në volum në Komisariatin e Policisë Devoll.

 Nënkomisar A.M., me detyrë Përgjegjës turni pranë Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës.

 Inspektor G.B., me detyrë Ndihmës Specialist / Kontrollor pranë Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës.

 Inspektor E.D., me detyrë Trupë shërbimi operacional pranë Seksionit Special të Ndërhyrjes Taktike, në njësinë speciale “Renea”.

Caktimi i masave të sigurisë u bë i mundur në kuadër të procedimit penal të vitit 2025, ku nga veprimet e thelluara hetimore, rezultoi se shtetasit e mësipërm duke shfrytëzuar atributet e funksionit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar dhe favorizuar ushtrimin e llotarive të palejuara / basteve sportive, duke konsumuar elementët e veprave penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarisë së lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 197/25 dhe 248 i Kodit Penal. Në funksion të veprimeve proceduriale u sekuestruan 7 telefona celularë, të cilët dyshohet të jenë përdorur për kryerjen e aktivitetit kriminal."/Dosja.al

amp jepen masat e sigurisë për 6 oficerët e policisë

Sondazh

Poll