Aktualitet

Gjyqi i Franc Çopjas/ Lexohen mesazhet e SKY ECC: Ta vrasim sa më shpejt se po më lind gruaja në Shqipëri

Mësohet se, ekipi hetimor i ndau rolet, duke realizuar leximin e mesazheve të shkëmbyera me nga një zë për çdo të akuzuar, me qëllim që Gjykata e Krimeve të Rënda në Bruksel të orientohej drejt nëntë personave në gjykim.

20 Janar 2026, 10:25 Nga D.S

Gjyqi i Franc Çopjas/ Lexohen mesazhet e SKY ECC: Ta vrasim sa më

Franc Copja

BELGJIKË- Hetuesit në çështjen e Franc Çopjas, lexuan disa mesazheve të shkëmbyera mes 29 pin-eve SKY ECC, të përdorura për të organizuar vrasjen e Ardit Spahiut, i cili u ekzekutua më 27 nëntor 2020. Mësohet se, ekipi hetimor i ndau rolet, duke realizuar leximin e mesazheve të shkëmbyera me nga një zë për çdo të akuzuar, me qëllim që Gjykata e Krimeve të Rënda në Bruksel të orientohej drejt nëntë personave në gjykim.

Ky lexim u shoqëru me një prezantim prej 260 slajdesh, e cila shërbeu për të kuptuar përmbajtjen, tonin dhe vëllimin e bisedave të dekriptuara. Nga mesazhet rezulton se pin-i SKY i atribuuar Flobenc Meçjas, i akuzuar si ekzekutori i vrasjes, e kishte ndjekur viktimën prej disa ditësh në Bruksel.

“Shpresoj ta mbarojmë këtë bastard deri në fund të muajit, sepse duhet të kthehem në Shqipëri se do lindë gruaja ime”, shkruan më 19 nëntor 2020 pin-i.

Ditën e ngjarjes, më 27 nëntor 2020 në orën 17:56, dy minuta pas vrasjes, pin-i i atribuuar Flobenc Meçjas, dërgoi një seri emojish (6 gishta të ngritur lart dhe 4 figura që ngrenë krahun), të ndjekura nga fjala “Ciao”, drejt pin-it SKY të atribuuar Franc Gergely-t.

Një pjesë e madhe e mesazheve të lexuara në seancë lidhen nga hetuesit me të akuzuarit Flobenc Mecja, 43 vjeç dhe Mikael Qosja, 38 vjeç, të dy në mungesë dhe pa përfaqësim në gjyqin e tyre. Në krahasim, mesazhet e atribuara të Franc Çopja ishin dukshëm më të pakta në pamjen e përgjithshme të paraqitur para gjykatës. Sipas organigramës kriminale të prokurorisë federale, pini i Franc Çopja-s ishte pika lidhëse mes Flobenc Meçjas dhe Mikael Qosjas.

Kush është Franc Çopja?

Franc Çopja, i njohur edhe si Franc Gergely është një shtetas shqiptar 31-vjeçar i identifikuar nga media belge si një udhëheqës kyç i një klani shqiptar të drogës të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës. Ai është i përfshirë thellë në një çështje të madhe penale në Belgjikë që lidhet me një vrasje të vitit 2020. 

Ekstradimi nga Dubai

Më 30 dhjetor 2023, Çopja u bë krimineli i parë i drogës që u ekstradua nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) në Belgjikë pas një traktati ekstradimi. Ai u arrestua në Dubai më 14 shtator 2023 dhe më vonë u transferua në Belgjikë.

Akuzat, aktiviteti kriminal dhe gjyqi

Ai akuzohet për orkestrimin e vrasjes me paramendim të Ardit Spahiut, i cili u qëllua për vdekje më 27 nëntor 2020, në Molenbeek, Belgjikë. Vrasja është pjesë e një konflikti midis klaneve rivale të drogës shqiptare. Gjyqi i tij filloi më 5 janar 2026, në Gjykatën e Krimeve të Rënda të Brukselit. Procedurat kanë qenë shumë të sigurta dhe u ndërprenë për pak kohë për shkak të një infektimi me pleshta në sallën e gjyqit. Gjatë gjyqit, avokatët e tij kanë mohuar se ai është truri pas vrasjes dhe kanë kundërshtuar kushtet e paraburgimit të tij.

Përpara arrestimit të tij, Çopja jetonte në Dubai që nga viti 2019, ku ishte i përfshirë në pasuri të patundshme luksoze, përfshirë një vilë në Dubai Hills. Ndërsa nuk kishte precedentë të mëparshëm penalë në Belgjikë, ai ishte subjekt i një urdhër-arresti ndërkombëtar./Dosja.al 

franc Çopja sky ecc

Sondazh

Poll