Politike

FRPD zyrtarisht anëtare e PPE-së, Basha: Është një mundësi e bukur për çdo të ri shqiptar

16 Shkurt 2020, 10:50 Nga DOSJA
FRPD zyrtarisht anëtare e PPE-së, Basha: Është një

Tiranë- Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përshëndetur  antarësimin e FRPD-së në bashkimin studentor të  Partisë Popullore Europiane. Në një postim në Twitter, Basha ka deklaruar se kjo është një mundësi e bukur për çdo të ri shqiptar që dëshiron të jetë pjesë e rrjetit studentor europian.

“Përgëzime Forumit Rinor të PD për anëtarësimin me të drejta të plota në bashkimin studentor të Partisë Popullore Europiane, familjen e madhe të EDS. Kjo është një mundësi e bukur për çdo të ri shqiptar që dëshiron të jetë pjesë e rrjetit studentor europian me të drejta të plota. Të rinjtë janë shpresa, energjia dhe frymëzimi për të triumfuar mbi çdo pengesë e sfidë që kemi përpara. Sa më shumë mundësi për të rinjtë, aq më e mirë do të jetë e nesërmja. Krenar për FRPD, krenar për të rinjtë dhe të rejat e mekullueshme shqiptare!”, shkruan Basha. 

FRPD është përzgjedhur zyrtarisht si anëtare me të drejta të plota në forumin zyrtar studentor të Partisë Popullore Europiane,  pjesë e familjes së madhe të EDS. Kreu i FRPD  Belind Këlliçi përmes një postimi në rrjetet sociale është shprehur se nga dita e sotme studentët shqiptarë do të kenë mbështetje, aleatë dhe ndihmë në sfidat me të cilat përballen.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike frpd lulzim basha frpd lulzim basha

Sondazh

Poll