Politike

Takon shkencëtaren shqiptare, Meta: Frymëzues mesazhi i saj drejtuar të gjithë të rinjve shqiptarë

16 Shkurt 2020, 10:51 Nga DOSJA
Takon shkencëtaren shqiptare, Meta: Frymëzues mesazhi i saj drejtuar

TIRANË– Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ditën e sotme ka takuar shkencëtaren më të re shqiptare,  Arta Çika, e cila ka fituar në Britaninë e Madhe çmimin “TechWomen100”. Çika këtë vlerësim ia ka dedikuar Shqipërisë dhe shqiptarëve, pasi sipas saj në këtë vend mori edhe dijet e para.

Meta ka shkruar ndër të tjera krahas fotos me Artën se mesazhi i saj është frymëzues për të gjithë të rinjtë shqiptarë, që i ndihmon ato të ëndërrojnë fort e për të mos u ndalur në përpjekjet për t’i realizuar ëndrrat në atdhe.

“I lumtur të takoja Arta Çikën, një shkencëtare të re dhe fituese të çmimit “TechWomen100” për vitin 2019 në Mbretërinë e Bashkuar, e cila këtë vlerësim ja ka dedikuar Shqipërisë, ku dhe mori dijet e para. Frymëzues mesazhi i saj drejtuar të gjithë të rinjve e të rejave shqiptare për të ëndërruar fort dhe për të mos u ndalur në përpjekjet për t’i realizuar ato në Atdheun tonë të dashur. ??”- ka shkruar Meta.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arta çika ilir meta shkencëtarja shqiptare techwomen100 arta çika ilir meta shkencëtarja shqiptare techwomen100

Sondazh

Poll