Aktualitet

Aksident tragjik në Laç! Makinat u përplasën kokë më kokë/ Humb jetën 25-vjeçari dhe dy të tjerë përfundojnë në spital.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, dy automjete janë përplasur kokë më kokë, me drejtues Aron Zymaj dhe Gentjan Xhaferri.

20 Janar 2026, 07:23 Nga D.S
Aksident tragjik në Laç! Makinat u përplasën kokë
Foto ilustruese

LAÇ- Një aksident tragjik me pasojë vdekjen ka ndodhur në qytetin e Laçit, mbrëmjen e shkuar. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, dy automjete janë përplasur kokë më kokë, me drejtues Aron Zymaj dhe Gentjan Xhaferri. Mësohet se, ka ndërruar jetë shtetasi Elinor Tusha rreth 25 vjeç, pasagjer në automjetin që drejtohej nga Gentjan Xhaferri.

Uniformat blu, bëjnë me dije se, drejtuesi i mjetit Gentjan Xhaferri 23 vjeç, dhe pasagjeri tjetër Leandro Fufi 23 vjeç, janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa, Aron Zymaj është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, policia bën me dije se, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Kurbin / Informacion paraprak. Rreth orës 22:00, në qytetin e Laçit, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin A. Z., me automjetin me drejtues shtetasin G. Xh. Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë shtetasi E. T., rreth 25 vjeç, i cili ishte pasagjer në automjetin e shtetasit G. Xh.

Gjithashtu, janë transportuar për ndihmë mjekësore drejtuesi i automjetit, shtetasi G. Xh., 23 vjeç, si dhe pasagjeri tjetër, shtetasi L. F., 23 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.Shtetasi A. Z. është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit./Dosja.al 

aksident nderron jete 25 vjecari lac

Sondazh

Poll