Aktualitet

Kthjellime dhe vranësira deri të dendura, parashikimi i motit për sot

Reshjet e shiut pritet të bëhen prezente në orët e mbrëmjes, fillimisht në jug e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit.

20 Janar 2026, 07:19 Nga D.S
Kthjellime dhe vranësira deri të dendura, parashikimi i motit për
moti

Sot vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe shtim gradual të vranësirave deri të dendura.

Reshjet e shiut pritet të bëhen prezente në orët e mbrëmjes, fillimisht në jug e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit. Në juglindje në lartësitë mbi 600-700 metër dhe në relievet malore në lindje në lartësitë mbi 800-900 metër reshje dëbore me intensitet të ulët.

Temperaturat do të shënojnë vlerën maksimale 14 gradë celcius. Era do të fryjë me drejtim verilindje– lindje, me shpejtësi mesatare 9 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 20 m/s. Valëzimi në det i forcës 3-4 ballë./Dosja.al

parashikimi i moti moti

Sondazh

Poll