Aktualitet

VIDEO/ SKANDAL në QSUT pas ikjes së dritave, pacientët transferohen nëpër korridore

Deri më tani, drejtoria e QSUT-së nuk ka dhënë asnjë sqarim zyrtar për shkaqet e këtij defekti teknik dhe masat që po merren për të rikthyer normalitetin dhe sigurinë për pacientët që ndodhen në gjendje kritike.

19 Janar 2026, 22:09 Nga E. D
VIDEO/ SKANDAL në QSUT pas ikjes së dritave, pacientët
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Një situatë e rëndë dhe e paprecedentë ka ndodhur në Reanimacionin Qendror të QSUT-së, ku mungesa e energjisë elektrike ka paralizuar punën në repartin më kritik të spitalit.

Sipas një denoncimi të publikuar nga JOQ, pas ikjes së dritave, pacientët janë transferuar me shpejtësi nëpër korridoret e spitalit. Kjo për shkak të dështimit të sistemit elektrik dhe pamundësisë për të mbajtur kushtet e nevojshme brenda dhomave të kujdesit intensiv. 

"Përshëndetje JOQ! Situata doli jashtë kontrollit. Ka ikur korrenti dhe pacientët po i nxjerrin nga reanimacioni nëpër korridore. Nuk dihet se çfarë po bëhet, jemi në ankth të plotë sepse dritat nuk po vijnë," njofton një qytetar i shqetësuar nga vendngjarja.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

 

qsut tirane

Sondazh

Poll