Aktualitet

‘Kontrata e vdekjes’ dhe historiku/ DETAJE nga ekzekutimi i Jani Aliajt në Burgun e Koridhalosit! Pazaret dhe konfliktet e drogës pistat kryesore

Hetuesit grekë dyshojnë më shumë se shkaku gjendet tek dalja nga burgu në Greqi kohë më parë e Aliajt dhe rikthimi i tij në qeli më 2024 pas riarrestimit. Gjithashtu mediat greke shkruajnë se se për Aliajn mund të ketë pasur një “kontratë vdekjeje” dhe i dënuari po për dy vrasje, autori 28-vjeçar grek, është porositur nga jashtë hekurave për ta kryer krimin.

19 Janar 2026, 20:14 Nga E. D
‘Kontrata e vdekjes’ dhe historiku/ DETAJE nga ekzekutimi i Jani
Jani Aliaj

GREQI- Detaje të reja janë zbardhur nga ekzekutimi i Jani Aliaj nga Tepelena. Sipas mediave greke, pazaret dhe konfliktet e drogës dhe lufta e egër për territor, besohet se janë pistat kryesore dhe motivi i krimit të rëndë të ndodhur në Burgun e Koridhalosit në Greqi. Por autoritetet nuk përjashtojnë edhe një motiv të mundshëm të hakmarrjes, për shkak se viktima i njohur ndryshe si  “Xheku” kishe një aktivitetit të ngjeshur kriminal. 

Hetuesit grekë dyshojnë më shumë se shkaku gjendet tek dalja nga burgu në Greqi kohë më parë e Aliajt dhe rikthimi i tij në qeli më 2024 pas riarrestimit. Gjithashtu mediat greke shkruajnë se se për Aliajn mund të ketë pasur një “kontratë vdekjeje” dhe i dënuari po për dy vrasje, autori 28-vjeçar grek, është porositur nga jashtë hekurave për ta kryer krimin.

Dy vrasje dhe drogë

Jani Aliaj, 49-vjeç kishte kryer të paktën dy vrasje në Shqipëri, për të cilat ishin lëshuar urdhër-arreste ndërkombëtare. E para ndodhi në qytetin e tij të lindjes, Tepelenë, në vitin 2005, dhe e dyta u krye në atdheun e tij në vitin 2016. Ai ishte anëtar i një bande të fortë në jug të Shqipërisë të përfshirë në trafikun e drogës.

Profili i autorit të krimit

28-vjeçari grek ka kryer dy vrasje. E para ka ndodhur disa muaj më parë në Agios Panteleimonas, kur qëlloi me gjakftohtësi në kokë një burrë nga Shqipëria, i cili kishte qenë në shënjestër të policisë për grabitje dhe vjedhje me thyerje. E dyta sot (19/1) në Korydallos me thikë.

Kontrata e vdekjes dhe droga

Sipas informacioneve, oficerët e policisë që po merren me çështjen besojnë se kjo është një kontratë vdekjeje kundër 49-vjeçarit, të cilën 28-vjeçari e ka kryer me urdhër të një tjetër krimineli shqiptar, të cilin e ka punësuar për vrasje. Sipas të njëjtave burime, trafiku i drogës në Athinë është fajtori më i mundshëm. Domethënë, kush do të jetë përgjegjës në sheshet e kryeqytetit? Viktima ishte liruar nga burgu disa javë më parë dhe ishte kthyer. Ndoshta aty qëndron përgjigjja për vrasjen.

Si ndodhi ngjarja?

49-vjeçari, Jani Aliaj u ekzekutua sot (19 Janar 2026), brenda burgut të Koridallos. Autori është një grek 28-vjeçar, i cili me një thikë të improvizuar vrau shokun e tij të burgosur brenda Krahut të 3-të të burgut më të madh të vendit. Gjithçka tregon se kjo është një kontratë vdekjeje, me hetimin që po kryhet nga Siguria e Pireut. Viktima 49-vjeçare ka një të kaluar të rëndë kriminale, ashtu si edhe autori./Dosja.al

jani aliaj

Sondazh

Poll