Aktualitet

Zbulohet një tjetër shtëpi bari në Sarandë, bima kultivohej brenda një apartamenti

Banesa ndodhej në lagjen nr. 2, në kryqëzimin e rrugëve “Adem Sheme” dhe “Pandeli Boçari”.

19 Janar 2026, 18:11 Nga E.d
Zbulohet një tjetër shtëpi bari në Sarandë, bima
Foto ilustruse

SARANDA- Policia ka zbuluar një tjetër shtëpi bari në qytetin e Sarandës. Banesa ndodhej në lagjen nr. 2, në kryqëzimin e rrugëve “Adem Sheme” dhe “Pandeli Boçari”. 

Një apartament në një pallat disakatësh ishte përshtatur për kultivimin e brendshëm të bimëve të marijuanës. Policia dyshon se pas këtij apartamenti fshihet i njëjti grup që ka lidhje edhe me një tjetër “shtëpi bari” të zbuluar mbrëmjen e 10 janarit.

Njoftimi i policisë

Zbulohet një tjetër shtëpi bari në Sarandë. Operacioni në vijim e sipër në lagjen nr. 2 të qytetit në kryqëzimin e rrugëve “Adem Sheme” dhe “Pandeli Boçari”. Një apartament në një pallat disakatësh ishte përshtatur për kultivimin e brendshëm të bimëve të marijuanës. Dyshohet se pas këtij apartamenti fshihet i njëjti grup që ka lidhje edhe me një tjetër “shtëpi bari” të zbuluar mbrëmjen e 10 janarit në lagjen nr.1 në rrugën “Butrinti” ku u arrestua një person dhe një tjetër u shpall në kërkim./Dosja.al

sarandë policia marijuanë

Sondazh

Poll