Aktualitet

“E porositur nga jashtë"! Vrasja e Jani Aliajt në Burgun e Koridhalosit, Policia greke: Dyshohet si vrasje me pagesë...

Ndërkohë, autori i vrasjes së Jani Aliaj, rezultoi të jetë një 28-vjecar grek, i konsideruar vrasës me pagesë.

19 Janar 2026, 18:24 Nga E. D

“E porositur nga jashtë"! Vrasja e Jani Aliajt në Burgun e

GREQI- Detaje të reja vijojnë të dalin nga ekzekutimi i Jani Aliaj në burgun Koridhalosit në Greqi. Policia greke dyshon se vrasja e Jani Aliajt është e porositur nga jashtë burgut dhe e paguar. Ndërkohë, autori i vrasjes së Jani Aliaj, rezultoi të jetë një 28-vjecar grek, i konsideruar vrasës me pagesë.

Konkretisht, bëhet fjalë për të njëjtin person që në 18 gusht 2025 ekzekutoi 47-vjeçarin nga Gjirokastra, Artur Bashimin. Asokohe ngjarja ndodhi në Agio Pantaleimona, ku Bashimi u ekzekutua me armë zjarri nga greku.

Bashimi, një ish i dënuar për vjedhje, dyshohet të jetë vrarë si shenjë hakmarrje për vëllanë e tij, Marsel Bashimi, i përfshirë në ngjarje të rënda në Greqi, në një rast në bashkëpunim me Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin, të kërkuar ne Shqipëri për vrasjen e Komisar Artan Cukut.

Ndërkohë, Aliaj ishte dënuar me burg përjetë në Shqipëri, për vrasjen e Elton Çiços më 2016 në Tiranë, në një konflikt të vjetër mes tyre që përfundoi me hakmarrje dhe fatalitet. Aliaj u kap më 2024 në Greqi, ku gjithashtu ishte dënuar për krime të rënda./Dosja.al

jani aliaj

Sondazh

Poll