Aktualitet

EMRAT/ Aksioni i SPAK për “Call Center”-in në Tiranë, GJKKO jep masat për tetë të akuzuarit

Mësohet se për Rentjan Peposhi dhe Odeas Kuqin, GJKKO ka caktuar burg me afat 20 ditor, ndërsa për gjashtë personat e tjerë Gjykata e Posaçme ka caktuar arrest me burg. 

19 Janar 2026, 17:25 Nga E. D
EMRAT/ Aksioni i SPAK për “Call Center”-in në Tiranë,
GJKKO 

TIRANË- GJKKO ka caktuar sot masat e sigurisë për aksionin ndaj Call-Center-ave, për tetë personat e dyshuar. Mësohet se për Rentjan Peposhi dhe Odeas Kuqin, GJKKO ka caktuar burg me afat 20 ditor, ndërsa për gjashtë personat e tjerë Gjykata e Posaçme ka caktuar arrest me burg. 

Remir Gjoligaj, Endri Gjata, David Qerimi, Elis Merkaj, Rentjan Peposhi, Odeas Kuqi, Hysen Xhepexhiu dhe Klaudio Kaçupi akuzohen për mashtrimin e qytetarëve të huaj, duke i zhvatur shuma të konsiderueshme nëpërmjet pretendimeve për aksione në bursa.

Aksioni u krye gjatë fundjavës nga ana e SPAK, pas hetimeve të kryera në bashkëpunim dhe me ndihmë të partnerëve të huaj. Kontrollet u zhvilluan në dy prej kullave shumëkatëshe në qendër të Tiranës, ku bëhej aktiviteti. Gjithashtu në kërkim për rastin u shpallën edhe tre vëllezër nga Tropoja si organizatorë të skemës.

Masat e GJKKO-së:

-Remir Gjoligaj- arrest me burg

-Endri Gjata- arrest me burg

-David Qerimi- arrest me burg

-Elis Merkaj- arrest me burg

-Rentjan Peposhi – arrest me burg me afat 20 ditë

-Odeas Kuqi- arrest me burg me afat 20 ditë

-Hysen Xhepexhiu- arrest me burg

-Klaudio Kaçupi – arrest me burg

Si funksiononte skema?

Përmes call center mashtronin klientët për investime financiare. Sa më shumë para të jepnin klientët që kontaktoheshin nëpërmjet telefonit për të investuar në kompani italiane aq më të mashtruar mbeteshin. Janë dëshmuar mashtrime klientësh kryesisht italianë që kanë humbur mijëra e qindra mijëra euro në këto investime./Dosja.al

gjkko spak aksioni i spak për “call center”-in tirane

Sondazh

Poll