Aktualitet

Defekt në linjën e OST/ ‘Black out’ në Tiranë, gjysma e kryeqytetit pa energji elektrike

Konkretisht, raportohet se ka mungesë të energjisë në Njësitë Administrative 1 dhe 2, përfshirë Ali Demi, Shkozë, Tregun Elektrik, Saukun, etj.

19 Janar 2026, 21:16 Nga E. D
Defekt në linjën e OST/ ‘Black out’ në Tiranë,
foto ilustruese

TIRANË- Disa zona të Tiranës kanë mbetur në errësirë mbrëmjen e sotme, pas një problemi me furnizimin me energji elektrike. Kjo situatë ka shkaktuar problem tek banorët, pasi ka kaluar mbi një orë që ndodhen pa drita.

Konkretisht, raportohet se ka mungesë të energjisë në Njësitë Administrative 1 dhe 2, përfshirë Ali Demi, Shkozë, Tregun Elektrik, Saukun, etj.

Fillimisht u raportua se shkak i ndërprerjes mund të ketë qenë djegia e nënstacionit të Njësisë 2, por burime zyrtare nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) bëjnë me dije se defekti nuk lidhet me rrjetin e tyre, por me OST-në, pra linjat e tensionit të lartë 110 kV./Dosja.al

 

oshee tiranë

Sondazh

Poll