Politike

"Mos guxoni të merrni peng drejtësinë, do të keni përballë opozitën"/ Gjekmarkaj në Konferencë e Kryetarëve: Hakmarrja e drejtësisë, jo hakmarrja për drejtësi

Në Konferencën e Kryetarëve ai u shpreh se,vetëm dy herë është arritur që të bëhet debat normal parlamentar në 11 seanca, ndërsa ka shtuar se në 2026 duhet të shihet si prioritet mos marrja peng e drejtësisë.

19 Janar 2026, 12:13 Nga D.S
"Mos guxoni të merrni peng drejtësinë, do të keni
Agron Gjekmarkaj

TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj, iu drejtua mazhorancës duke thënë se, Hakmarrja e drejtësisë, do të bjerë mbi ata. Në Konferencën e Kryetarëve ai u shpreh se,vetëm dy herë është arritur që të bëhet debat normal parlamentar në 11 seanca, ndërsa ka shtuar se në 2026 duhet të shihet si prioritet mos marrja peng e drejtësisë.

Sipas Gjekmarkaj, drejtësia duhet 'të mos merret peng' që viti mos të fillojë me 'hungërima' dhe përçarje. Ai shtoi gjithashtu se, mazhoranca po shmang atë që qyetatrët duan, dënimin e korrupsionit.

"Ju Zoti Kryetar na uruat Vitin e Ri dhe unë ju uroj vit të mbarë secilit në plan personal, po këtu nuk jemi përfaqësues të vetes dhe të shtëpive tona, por të qytetarëve të cilët shohin një Parlament të bllokuar! Viti nuk ka filluar mbarë, sepse viti tjetër mbaroi keq! Katër muajt nga shtatori në dhjetor kanë qenë muajt më të shemtuar të parlamentarizmit, dhunim i rregullores, dhunim i opozitës, në 11 seanca vetëm një a dy herë kemi bërë debat normal, sepse keni patur frikë nga fjala e opozitës, të përfshirë nga skandalet tuaja!

Që të kemi vit të mbarë duhet që drejtësia të mos merret peng, që viti mos të fillojë me hungërima, përçarje e çjerrje se si doni t’i tregoni vendin opozitës! Ju them: mos guxoni! Do ta keni përballë Opozitën në Kuvend dhe sheshët e Shqipërisë! Meqë zoti Balla iu referua raportit të OSBE/ODIHR, i them se ai raport jua rrëzoi zgjedhjet e vjedhura të 11 Majit, ato dy të tretat që ju thoni!Zoti Balla foli për një Shqipëri që nuk ekziston, foli për vizione, duke shmangur atë që Shqipëria reale pret të dëgjojë, atë që qytetarët duan: dënimin e korrupsionit. Çfarë keni për të thënë për drejtësinë e marrë peng me dhunë nga mazhoranca, për sekserin a taksidarin e republikës që ta ka pushuar nga puna edhe ty si ministër a ndonjë tjetër këtu! Hakmarrja e drejtësisë, jo “hakmarrja për drejtësi”, do të bjerë mbi ju, nga brenda, nga jashtë. Kësaj dialektike nuk i shmangeni dot.", tha Gjekmarkaj. /Dosja.al 

agron gjekmarkaj partia demokratike pd

Sondazh

Poll