Politike

Dekonspirimi i aksionit për call-centerat/ Berisha: Kjo vërteton deklaratën e prokurorit të antimafies së Napolit se Shqipëria është më keq se narko-shtet

Berisha e cilësoi këtë si një provë të qartë të asaj që po ndodh në Shqipëri, ku autoritetet e drejtësisë dhe hetimet janë të dekonspiruara dhe të pamundura për t'u realizuar.

19 Janar 2026, 10:29 Nga I.A
Dekonspirimi i aksionit për call-centerat/ Berisha: Kjo vërteton
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i PD-së Sali Berisha, deklaroi se dekonspirimi i aksionit për call-centerat vërteton deklaratën e prokurorit të antimafies së Napolit, i cili tha se Shqipëria është më keq se një narko-shtet. Gjatw fjalws sw tij, Berisha tha se ky akt tregon përmasat e thella të korrupsionit dhe lidhjeve kriminale brenda strukturave shtetërore. 

Berisha e cilësoi këtë si një provë të qartë të asaj që po ndodh në Shqipëri, ku autoritetet e drejtësisë dhe hetimet janë të dekonspiruara dhe të pamundura për tu realizuar.

"Ju e patë, kati i 13-të ku agjentët e Hijenës kanë punuar dy vite aty dhe u kanë dhënë çdo informatë ekipit që hetonte, kanë të gjitha fotot dhe videot, dhe dokumentet për veprimtarinë, ata kur shkuan e gjetën të boshatisur dhomën sepse kishin hequr të gjithë kompjuterët. Çka vërteton edhe njëherë deklaratën e prokurorit të antimafies të Napolit, i cili thotë se Shqipëria është më keq se narko-shtet.

Është më keq se narko-shtet, thotë, sepse të dekonspirojnë çdo gjë. E pamundur të sosësh një hetim. Ja, ky është fakti se kur autoritetet gjermane sollën për Amant Josifin dokumentet dhe doli Olsi Rama patron i tij, Altin Troplini nuk hapi çështje penale ndaj tij. Kur Amant Josifi e gjetën autoritetet spanjolle se ishte në Dubai, Amant Josifi përsëri nuk u shpall në hetim nga Altin Troplini sepse ishte ortak me të Olsi Rama. Pra, kjo quhet një veprimtari kriminale e gjeneralizuar e narko-shtetit," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll