Politike

A do të paguajë Shqipëria 1 mld dollarë për të qenë anëtare e përhershme e Bordit të Paqes? Spiropali: Jemi anëtar themelues, do shohim më vonë angazhimet

Gjatë një deklarate për mediat, Spiropali kur u pyet nëse do të paguajmë 1 mld dollarë për të qenë anëtarë të përhershëm të këtij bordi, tha se në vijim do të shihen angazhimet që burojnë nga statuti. 

19 Janar 2026, 11:26 Nga I.A
A do të paguajë Shqipëria 1 mld dollarë për të
Elisa Spiropali

TIRANË- Ministrja e Jashtme Elisa Spiropali ka deklaruar se Shqipëria është anëtare themeluese e Bordit të Paqes, pas ftesës së marrë nga Presidenti amerikan Donald Trump. Gjatë një deklarate për mediat, Spiropali kur u pyet nëse do të paguajmë 1 mld dollarë për të qenë anëtarë të përhershëm të këtij bordi, tha se në vijim do të shihen angazhimet që burojnë nga statuti. 

"Dua të sqaroj në fillim se Bordi i paqes nuk është vetëm për Gazën edhe pse zgjidhja  e situatës atje, sigurisht ka një urgjencë më të madhe dhe buron edhe nga Plani i Paqes i Presidentit Trump, ku tani në fazën e dytë për planin gjithëpërfshirës pas kalimit të rezolutës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, rezoluta e 2803, i hapet rrugë krijimit të Bordit të Paqes. Dua këtu të kthej disa përgjigje të shkurtra në lidhje me detyrimet, por edhe me angazhimet në vijim. Jo, nuk ka detyrime financiare, është një ftesë nga Trump, pra e drejtpërdrejtë.

Nuk ka angazhim tjetër përveçse angazhimit të shpallur botërisht dhe që ne e deklarojmë për marrjen pjesë në këtë bord dhe sigurisht që Shqipëria me statusin e anëtarit Themelues të Bordit të Paqes, do të shoh në vijim angazhimet të cilat burojnë nga statuti. Por, është një organizëm suixhensit, por që aspak dhe për asnjë arsye nuk i kundërvihet OKB-së, përkundrazi, rrjedh nga një rezolutë e Kombet të Bashkuara, mbi krijimin e Bordit të Paqes," tha Spiropali./Dosja.al

elisa spiropali

Sondazh

Poll