Politike

1 miliard euro për Bordin e Paqes të Gazës/ Berisha: Asgjë nuk e shpëton Ramën nga rrokullima e madhe

Në deklaratën për gazetarët, Berisha tha se Rama ndodhet tashmë në një proces të pakthyeshëm rënieje dhe se po përpiqet të fshihet pas figurave të tjera.

19 Janar 2026, 10:35 Nga I.A
1 miliard euro për Bordin e Paqes të Gazës/ Berisha: Asgjë
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar nismën për alokimin e 1 miliard eurove për Bordin e Paqes të Gazës, duke deklaruar se kjo çështje nuk do ta shpëtojë kryeministrin Edi Rama. Në deklaratën për gazetarët, Berisha tha se Rama ndodhet tashmë në një proces të pakthyeshëm rënieje dhe se po përpiqet të fshihet pas figurave të tjera.

"Këtë do të preferoja të përgjigjesha jo këtu, se i ndaj unë këto konferencat. Por asgjë nuk e shpëton atë nga rrokullima e madhe. Këtë mund t’u them. Ai është në procesin e rrokullimës së madhe. Edi Rama po fshihet pas Lubisë sepse e di që në mënyrë absolute fill mbrapa do jetë krahas saj. Përndryshe, Anila, të kujtohet ty Makbethi se si shkoi ajo dhe i hodhi vaj të nxehtë. Lubisë do i kishte hedhur plumb të shkrirë në vesh ai po të mos qe halli se dosja flet dy rreshta për të dhe një rresht për Lubinë," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll