Aktualitet

"Dua drejtësi"/ Reagon sërish 46-vjeçari nga Fieri: Më dhunuan në shtëpinë time njerëz me uniformën e policisë! Kërkoj mbështetje

Në postimin e tij në rrjetet sociale, ai shkruan se kërkon mbështetjen dhe kërkon nga policia e shtetit dhe prokuroria të zbardhin ngjarjen dhe çdo person  përfshirë të marrë dënimin e merituar.

17 Janar 2026, 17:03 Nga E. D
"Dua drejtësi"/ Reagon sërish 46-vjeçari nga Fieri:
Altin Meçaj

FIER- Altin Meçaj ka reaguar sërish lidhur me ngjarjen përmes rrjeteve sociale. Këtë herë ai ka publikuar foto nga spitali, ku shfaqet me shenja e dhunës duke i bërë apel autoriteteve të drejtësisë që të zbardhin ngjarjen.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, ai shkruan se kërkon mbështetjen dhe kërkon nga policia e shtetit dhe prokuroria të zbardhin ngjarjen dhe çdo person  përfshirë të marrë dënimin e merituar. 

“Të nderuar shqiptarë të vendit tim, jam dhunuar në banesën time në mënyrë çnjerëzore, nga njerëz me uniformën e policisë. Kërkoj mbështetjen tuaj. Kërkoj nga policia e shtetit dhe prokuroria të zbardhin ngjarjen dhe çdo person  përfshirë të marrë dënimin e merituar. Unë kërkoj vetëm drejtësi, asgjë më shumë”, shkruan ai.

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 10 janarit, ku Altin Meçaj u dhunua së bashku me të atin, Ylli Meçaj. Ai tha se ishte dhunuar nga disa persona, mes të cilëve efektivi, Fredi Lamaj. E gjithë kjo thuhet se ndodhi për shkak të një komenti që ai i kishte bërë motrës së tij në Facebook.

Ndërsa e motra e Fredi Lamajt reagoi duke mohuar këto pretendime dhe duke deklaruar se mesazhet e dërguara nga Meçaj kanë qenë shumë më tepër sesa një kompliment i thjeshtë. Ajo publikoi edhe disa biseda për të mbështetur deklaratat e saj./Dosja.al

"Dua drejtësi"/ Reagon sërish 46-vjeçari nga Fieri:

altin meçaj

Sondazh

Poll