Aktualitet

Përfundon aksioni i SPAK dhe BKH për Call Center-at/ Tetë persona në pranga, tre në kërkim! Grupi përdorte ambiente të...

Për të kryer aktivitet, këta persona kanë përdorur ambiente të marra me qira në dy pallate në Tiranë.

17 Janar 2026, 16:29 Nga E. D

Përfundon aksioni i SPAK dhe BKH për Call Center-at/ Tetë persona

TIRANË- Operacioni i SPAK dhe BKH në bashkëpunim me autoritetet italiane i cili po zhvillohej në një nga kullat e kryeqytetit "Green Tower Forever" ka përfunduar. Bëhet me dije se deri në këto momente janë arrestuar tetë persona dhe tre të tjerë janë shpalluar në kërkim.

Për të kryer aktivitet, këta persona kanë përdorur ambiente të marra me qira në dy pallate në Tiranë. Gjithashtu mësohet se gjatë kontrollit të ushtruar në këto ambiente janë sekuestruar edhe pajisjet.

Skema e mashtrimit me këtë qendër telefonike në zemër të Tiranës, e njohur gjerësisht edhe si call center, është zbuluar nga programi investigativ italian "Le Iene". Autorët e programit shumë të ndjekur në Itali, kanë infiltruar disa persona në periudha të ndryshme kohore, për të punuar si agjentë në këtë call center. Duke u infiltruar brenda biznesit me zyra në kullën "4Ever Green", ata kanë marrë informacion të plotë për mënyrën sesi operohej nga kryeqyteti i Shqipërisë, në Itali dhe shtete të tjera europiane, duke zhvatur miliona euro./Dosja.al

spak bkh call center-at

Sondazh

Poll