Aktualitet

DETAJE nga operacioni i SPAK dhe autoriteteve italiane/ Tre vëllezërit e shpallur në kërkim "kokat" e grupit! Si mashtronin qytetarët e BE përmes “Call Center-ave” (EMRAT)

Mësohet se tre personat e shpallur në kërkim janë tre vëllezërit, Agim Prekaj, Alfred Prekaj dhe Arjan Prekaj, të cilët dyshohet se janë organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale.

17 Janar 2026, 16:50 Nga E. D

DETAJE nga operacioni i SPAK dhe autoriteteve italiane/ Tre vëllezërit

Operacioni i SPAK dhe autoriteteve italiane, në kërkim 3 vëllezërit, kokat e grupit që mashtronin qytetarët e BE përmes Call Center (EMRAT)

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i SPAK në bashkëpunim me autoritetet italiane, për call center-at. Mësohet se tre personat e shpallur në kërkim janë tre vëllezërit, Agim Prekaj, Alfred Prekaj dhe Arjan Prekaj, të cilët dyshohet se janë organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale.

Skema e mashtrimit me këtë qendër telefonike në zemër të Tiranës, e njohur gjerësisht edhe si call center, është zbuluar nga programi investigativ italian "Le Iene". Autorët e programit shumë të ndjekur në Itali, kanë infiltruar disa persona në periudha të ndryshme kohore, për të punuar si agjentë në këtë call center. Duke u infiltruar brenda biznesit me zyra në kullën "4Ever Green", ata kanë marrë informacion të plotë për mënyrën sesi operohej nga kryeqyteti i Shqipërisë, në Itali dhe shtete të tjera europiane, duke zhvatur miliona euro./Dosja.al

për call center-at

Sondazh

Poll