Aktualitet

"Ngricat i prishën"/ Fermeri flak 30 tonë domate: Jam i falimentuar nëse shteti s’më ndihmon

Ai bë me dije se ngricat e ditëve të para të vitit 2026 kanë goditur rëndë serat,  duke shkatërruar të gjithë prodhimin. Asllani tregon se asnjëherë më parë nuk ka përjetuar një dëm të tillë si pasojë e temperaturave nën zero.

17 Janar 2026, 16:26 Nga E. D

"Ngricat i prishën"/ Fermeri flak 30 tonë domate: Jam i

PATOS- Fatjon Asllani, fermer në zonën e Zharrëzës, në Patos ka rrëfyer se rreth 30 tonë domate janë shkatërruar plotësisht, duke sjellë një bilanc të rëndë dëmesh. Ai bë me dije se ngricat e ditëve të para të vitit 2026 kanë goditur rëndë serat,  duke shkatërruar të gjithë prodhimin. Asllani tregon se asnjëherë më parë nuk ka përjetuar një dëm të tillë si pasojë e temperaturave nën zero.

Sipas tij, dëmi financiar kap vlerën mbi 2 milionë lekë të reja, një goditje e rëndë për ekonominë e familjes së tij. Gjithashtu fermeri pohon se nuk ka më mundësi financiare të tjera dhe nëse nuk do të ketë ndihmën e shtetit, fermeri është i falimentuar

“Kur erdha në sera në  1 janar, pashë gjithë prodhimin të shkatërruar. Gjithçka ishte ngrirë. Nuk kishte më asgjë për të shpëtuar. Kam pësuar dëme edhe nga përmbytjet, por kjo është goditja më e rëndë. Shpresa ime e vetme është dëmshpërblimi. Nëse nuk do të kem ndihmën e shtetit, jam i falimentuar. Nuk kam asnjë mundësi tjetër”, deklaroi fermeri./Dosja.al

patos domate fermeri

Sondazh

Poll