33 kontrolle në Tiranë për call-center-at, dhjetë persona të arrestuar. Dy 'koka' në kërkim
Foto Ilustruese TIRANË- Gjatë mbrëmjes së djeshme, SPAK dhe oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë k...
Mësohet se gjykata vendosi “Arrest me burg” për tre prej tyre, “Arrest në shtëpi” për dy të tjerë dhe “Detyrim paraqitje” për tre prej të arrestuarve.
DURRËS- Gjykata e Durrësit vendosi masat e sigurisë për 8 personat e arrestuar për arratisjen e Altin Ndocit. Mësohet se gjykata vendosi “Arrest me burg” për tre prej tyre, “Arrest në shtëpi” për dy të tjerë dhe “Detyrim paraqitje” për tre prej të arrestuarve.
Masat e sigurisë:
Komisar Dezdemon Pazaj – Punonjës i Policisë së Burgjeve – Arrest në burg
Komisar Violeta Uka – Punonjëse e Policisë së Burgjeve – Arrest në shtëpi
Kryeinspektor Dorjan Saraçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve – Detyrim paraqitje
Inspektor Sali Ferrollari – Punonjës i Policisë së Burgjeve – Arrest në burg
Inspektor Fatjon Braçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve – Arrest në burg
Inspektor Preng Marvataj – Punonjës i Policisë së Burgjeve – Detyrim paraqitje
Kryeinspektor Aranit Çela – Punonjës i Policisë së Burgjeve – Detyrim paraqitje
Kryeinfermier Aulon Quku – Punonjës i IEVP Durrës – Arrest në shtëpi
Si ndodhi ngjarja?
Altin Ndoci ishte shoqëruar nga paraburgimi i Durrësit për në spitalin Rajonal të qytetit, për të kryer një vizitë mjekësore te infektivi, në katin e tretë të spitalit, i cili ka edhe repartin e posaçëm të sigurisë për të dënuarit. Nga burgu drejt spitalit, Ndocin e kanë shoqëruar 5 policë, shoferi dhe 4 efektivë, por 2 prej efektivëve kanë qëndruar në makinë bashkë me drejtuesin dhe 2 policë të tjerë e kanë shoqëruar brenda spitalit.
Gjatë vizitës, Ndoci ka kërkuar të shkojë në tualet dhe njeri prej policëve të burgjeve e ka shoqëruar. Në këtë moment, kur sapo ka dalë nga tualeti, Ndoci ka goditur dy efektivët në pjesën e barkut dhe i ka shtyrë duke i larguar me shpejtësi nga kati i tretë i spitalit. Të dy efektivët që e shoqëronin brenda spitalit, e ndoqën dhe njëri prej tyre mësohet se ka qëlluar në ajër jashtë spitalit për ta trembur të arratisurin.
Ngjarja dyshohet të ketë qenë e mirë menduar dhe e planifikuar, pasi jashtë spitalit të paraburgosurin e priste një makinë, një Audi luksoze A7 e bardhë me targë AA700RS në pjesën e parkimit, me të cilën u larguan. Po ashtu, pas arratisjes, postblloqe të shumta policie janë ngritur në rrugët e Durrësit për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Policia e Durrësit, përveç kontrolleve në qytet dhe fshatrat përreth ka shtrirë kontrollet edhe në Kavajë. Ndërsa në qarqet kufitare, Fier, Tiranë, Lezhë, e më gjerë ka pika kontrolli ne hyrje të qyteteve. Sakaq, Drejtoria e Burgjeve ka nisur një hetim për sqarimin e plotë të rrethanave se si u arratis 38-vjeçari Altin Ndoci./Dosja.al
Foto Ilustruese TIRANË- Gjatë mbrëmjes së djeshme, SPAK dhe oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë k...
Plani i Aeroportit të Vlorës TIRANË- Shoqëria zvicerane MABCO, zotëruese e 98% të aksioneve të kompanisë VIA (...
Arber Xhaxhaj DURRËS- Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Arbër Xhaxhajn shkaktarin e aksidentit të rëndë ku hu...
Armet TIRANË- Një 45-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë me kokainë dhe armë pa leje. M...
Foto Ilustruese TIRANË- Tetë personat e arrestuar pas arratisjes së Altin Ndocit nga spitali i Durrësit, do të dalin sot para Gjyk...
TIRANË- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka njoftuar bllokimin dhe tërheqjen nga tregu të disa produkteve të formulës pë...
Foto Ilustruese E hënë, 4 prill 2022. Me valixhe në duar, çantë në krahë dhe shumë ëndrra në mendje e z...
TIRANË- Një operacion i Prokurorisë së Posaçme dhe Drejtorisë së Antimafias në Itali, është zhvilluar n&eu...
Foto Ilustruese Në Shqipëri, zhvillimi i sektorit të ICT (Teknologji e Informacionit dhe Komunikimit) për vitin 2026 pritet të je...
TIRANË- Sistemi bonus-malus penalizon drejtuesit e mjeteve që kanë shkaktuar dëme, ndërsa nxit ata që nuk kanë shkaktuar d&...