Aktualitet

Aksidenti te ura e Dajlanit, Gjykata e Durrësit lë në burg 26-vjeçarin Arbër Xhaxhaj

Xhaxhaj shkaktoi aksidentin tragjik te ura e Dajlanit në Durrës, ku si pasojë humbi jetën Vikena Greku dhe u plagosën 2 persona të tjerë. 

17 Janar 2026, 11:17 Nga I.A
Aksidenti te ura e Dajlanit, Gjykata e Durrësit lë në burg
Arber Xhaxhaj

DURRËS- Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Arbër Xhaxhajn shkaktarin e aksidentit të rëndë ku humbi jetën 18-vjeçarja Vikena Greku. Xhaxhaj shkaktoi aksidentin tragjik te ura e Dajlanit në Durrës, ku si pasojë humbi jetën Vikena Greku dhe u plagosën 2 persona të tjerë. 

Aksidenti te ura e Dajlanit, Gjykata e Durrësit lë në burg
Vikena Greku

Njoftimi i Gjykatës së Durrësit:

Çështja penale me Nr. 26 Akti, me objekt “Vleftesimin e ligjshem te arrestit dhe caktimin e mases se sigurimit ndaj shtetasit A. Xh. i dyshuar per kryerjen e vepres penale”Drejtimi i mjetit ne menyre te parregullt” te parashikuar nga neni 291 K.Penal dhe “Shkelja e rregullave te qarkullimit rrugor”,parashikuar nga neni 290/3 K.Penal”

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës (Kërkuese), përfaqësuar nga Prokurore Znj. Matilda Fetau.

Kjo çështje është në shqyrtim pranë Gjyqtarit të gatshëm Z. Orgent Nazaj.
Seanca gjyqësore zhvillohet në datë 17.01.2026, ora 10:00.

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, për çështjen e sipërcituar, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka disponuar me Vendimin Nr. 26, datë 17.01.2026, ku ka vendosur: “Arrest në burg”

Xhaxhaj është arrestuar nga policia natën e 15 janarit, pas aksidentit dhe dyshohet për kryerjen e veprave penale: “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Sipas policisë, 26-vjeçari ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, dhe si pasojë, automjeti është përplasur me barrierat anësore të urës dhe ka rënë nga ajo./Dosja.al

arbër xhaxhaj vikena greku

Sondazh

Poll