Aktualitet

Iu gjet kokainë në makinë, arrestohet 45-vjeçari në Tiranë, i sekuestrohen 2 armë

Mësohet se në pranga ka rënë Ervin Kaftiraj, gjatë një aksioni ku u sekuestruan 1 kg e 39.4 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë. 

17 Janar 2026, 10:44 Nga I.A
Iu gjet kokainë në makinë, arrestohet 45-vjeçari në
Armet

TIRANË- Një 45-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë me kokainë dhe armë pa leje. Mësohet se në pranga ka rënë Ervin Kaftiraj, gjatë një aksioni ku u sekuestruan 1 kg e 39.4 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë. 

Po ashtu gjatë kontrollit iu gjetën 1 armë gjahu si dhe 1 armë sportive.


Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar “Cargo 1”. U kap në flagrancë në një parkim me 1 pako me lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 45-vjeçari. Sekuestrohen 1 kg e 39.4 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 1 motomjet, 1 aparat celular, 1 armë gjahu dhe 1 armë sportive.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, në kuadër të një procedimi penal ndjekur me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Cargo 1”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. K., 45 vjeç, banues në Tiranë. Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në një parkim, në afërsi të Rrethrrotullimit të Tegut, shtetasin E. K., të cilit iu gjet një sasi lënde narkotike kokainë, që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen në sasi, në zona të ndryshme të Tiranës.

Më tej, gjatë kontrollit të banesës, iu gjet 1 armë gjahu dhe 1 armë sportive. Lënda narkotike, së bashku me 1 motomjet, 1 aparat celular, 1 armë gjahu dhe 1 armë sportive, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

ervin kaftiraj

Sondazh

Poll