Politike

Rama: Do rrisim kapacitetet për arsimin profesional, të gjitha shkollat të kenë teknologji moderne

Gjatë takimit me kryebashkiakët në Golem, Rama u shpreh se duhet që të krijohen kushte të shkëlqyera për arsimin profesional në vend. 

17 Janar 2026, 12:48 Nga I.A

Rama: Do rrisim kapacitetet për arsimin profesional, të gjitha

GOLEM- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se arsimi profesional duhet të jetë prioritet për bashkitë. Gjatë takimit me kryebashkiakët në Golem, Rama u shpreh se duhet që të krijohen kushte të shkëlqyera për arsimin profesional në vend. 

Rama kërkoi që të gjitha shkollat profesionale të kenë teknologji moderne, si dhe konvikte dinjitoze për nxënësit. 

"Duhet të krijojmë kushte të shkëlqyera për arsimin profesional. Elektricistët e rinj mësojnë zanatin nga një mjeshtër që vizaton procesin në dërrasa të zeza, por tani ka ardhur koha për standarde më të larta. Konviktet duhet të jenë hotele dinjitoze për të gjithë nxënësit që vijnë nga zona të thella dhe familje me të ardhura të ulëta, ku ata të ndihen të respektuar dhe të mbështetur, duke promovuar formimin profesional dhe respektin shoqëror.

Do t’ju ftoja të mendonit sa më parë dhe të sillnit propozime konkrete për arsimin profesional. Të gjitha shkollat kanë laboratorë, por një klasë e shkollës profesionale duhet të jetë e pajisur me teknologji moderne. Kjo do të rrisë kapacitetet dhe cilësinë e arsimit profesional,” tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll