Politike

Rama kapet me kryebashkiaken e Dimalit: Prandaj erdhe këtu të rrije në telefon

Kjo ka sjell një nervozizëm të Ramës, i cili i ka tërhequr vëmendjen menjëherë. 

17 Janar 2026, 12:16 Nga I.A
Rama kapet me kryebashkiaken e Dimalit: Prandaj erdhe këtu të rrije
Edi Rama

GOLEM- Kryeministri Edi Rama është kapur me kryebashkiaken e Dimalit Juliana Mema ditën e sotme. Teksa ndodheshin në takimin ne Golem, gjatë fjalës së Ramës, Mema nuk e kishte mendjen dhe po qëndronte në telefon. 

Kjo ka sjell një nervozizëm të Ramës, i cili i ka tërhequr vëmendjen menjëherë. 

"Tani unë këtë thash herën e parë, që ti të rrije në telefon. Ne të tjerët nuk duhet ta prekim kalamajve, ne që s’kemi kalamaj nuk duhet ta prekim telefonin ë. Se mos dal edhe unë sikur jam kundër kujdesit për kalamaj. Zot i madh. Kështu është kur nuk zë mësime. Në vend që të kisha lënë atje në fund, thash hajde këtu përpara," tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll