Politike

Berisha: KE dhe prokuroria publike Europiane të hetojnë aferën Rama-Mogherini me kampusin në Tiranë, është 7-8 herë më e madhe se ajo e Bryzhit

Berisha më tej ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe Frederica Mogherinin për një marrëveshje sekrete që sipas tij ka lejuar përvetësimin e tokës së studentëve. 

17 Janar 2026, 12:33 Nga I.A
Berisha: KE dhe prokuroria publike Europiane të hetojnë aferën
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka kërkuar ndërhyrjen e Komisionit Europian, prokurorisë publike europiane, OLAF-it dhe EuroJust për të hetuar aferën e dyshuar Rama-Mogherini lidhur me kampusin e Universitetit të Tiranës.

Në bashkëbisedim me qytetarët, Berisha deklaroi se sipas të dhënave paraprake, skandali është 7-8 herë më i madh se ai i Bryzhit. Berisha më tej ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe Frederica Mogherinin për një marrëveshje sekrete që sipas tij ka lejuar përvetësimin e tokës së studentëve. 

"Qëndrimi ynë është ky. Ne i bëjmë thirrje Komisionit Europian, prokurorisë publike Europiane, OLAFI-t dhe EuroJust të hetojnë aferën Mogherini në Shqipëri, e cila sipas të dhënave tona paraprake është të paktën 7-8 herë më e madhe se ajo e Bryzhit. Frederica Mogherini lobistja e Edi Ramës, ka një marrëveshje sekrete me Ramën për kampusin e Kolegjit Europian, të cilën Edi Rama e mban sekret dhe nuk ja dha ndonjëherë parlamentit me të cilën këta grabisnin tokën e kampusit për studentët e Universitetit të Tiranës. Tokë e kadastruar dhe përcaktuar përfundimisht kampusin e studentëve. Për të cilin është bërë dhe projekti. Për të cilin ishin përcaktuar dhe fondet dhe në një marrëveshje korruptive të plotë, këtë tokë Edi Rama e grabit së bashku me Mogherinin dhe nuk dihet se çfarë fature kanë taksapaguesit shqiptarë dhe çfarë fature kanë taksëpaguesit europianë. Prandaj e garantoj Edi Ramën se, pa një hetim të plotë nga institucionet kompetente të akuzës së BE-së, asnjë lloj veprimi nuk do pranohet në këtë vend, dhe se historia e turpshme e korrupsioni Rama-Mogherini duhet të sqarohet në gjykatë," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha edi rama

Sondazh

Poll