Politike

Rama kritika kryebashkiakëve: Boll pritët nga financimi i shtetit, asnjë aset shtetëror s’do jepet pa përfitime

Në fund, Rama u kërkoi kryebashkiakëve që të mos presin nga financimi i shtetit, por të gjejnë financime nga bashkia.  

17 Janar 2026, 12:38 Nga I.A
Rama kritika kryebashkiakëve: Boll pritët nga financimi i shtetit,
Edi Rama

GOLEM- Kryeministri Edi Rama ka kritikuar kryebashkiakët ditën e sotme, duke deklaruar se bashkitë në vend duhet të jenë sipërmarrëse. Gjatë fjalës së tij në takimin me kryebashkiakët në Golem, Rama theksoi se asnjë aset shtetëror nuk do të jepet pa shellë përfitime mbrapsht. 

Në fund, Rama u kërkoi kryebashkiakëve që të mos presin nga financimi i shtetit, por të gjejnë financime nga bashkia.  

“Nevoja që këtë vit të bëhet një hap kuptimplotë për bashkitë sipërmarrëse është e domosdoshme. Jemi akoma shumë larg krijimit të një force lokale, vendore, që të mund të marrë pjesë në jetën ekonomike të territorit dhe të bëhet një faktor ndikues për zhvillimin ekonomik, duke gjeneruar edhe të ardhura. Vazhdojmë të mbetemi vendi i fundit në çdo klasifikim në Evropë, por edhe në nivele shumë të ulëta në botë, ku pushteti vendor shfrytëzon taksat vetëm për të funksionuar. Hapsira është shumë e madhe për të bërë bashkitë aktorë aktivë të zhvillimit ekonomik dhe përfitues të tij.

Në nivelin qendror jemi shumë mbrapa, por janë krijuar kushtet për të filluar të krijojmë shtetin sipërmarrës, duke u bërë partner me sektorin privat. Ministria e Ekonomisë ka përgatitur një matrice për të gjitha ministritë, me qëllim të matur sesa të ardhura jashtë buxhetit gjenerojnë këto institucione. Vendet e tjera e kanë bërë këtë me kohë. Deri dje, janë dhënë shumë asete falas; janë dhënë dhe janë lënë rrugëve asete që nuk numerohen. Shumë prona shtetërore janë lënë në duar të pasigurta, pa u shndërruar në të ardhura për shtetin.

Ne nuk japim asnjë metër katror toke në rastet kur një ndërtues kërkon 95% të tokës. Për çdo metër katror toke që është pronë e shtetit, kemi kushtëzuar pjesëmarrjen e investitorit si pronar, për të marrë pjesën që i takon shtetit. I vetmi motiv për të dhënë tokë me kontratë simbolike është sektori i hotelerisë. Së shpejti do të kemi një agjenci ku planifikimi dhe strehimi do të jenë të integruara, e cila do të jetë në dispozicion të pushtetit vendor, së bashku me AIC, nën monitorimin e Ministrisë së Energjisë. Kërkohet një qasje vullnetare nga ana juaj, iniciativë dhe të shikoni çdo pjesë të territorit me një perspektivë sipërmarrëse, pasi nuk mund të mbeteni vetëm duke pritur financimin nga buxheti i shtetit," tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll