Politike

"Ky është krim shqiptar"/ Rama për mbetjet plasike: Do ngrem një task forcë

Gjatë fjalës në takimin me kryebashkiakët në Golem, Rama u shpreh se heqja e plastikës në tokë është një krim shqiptar.  

17 Janar 2026, 12:20 Nga I.A
"Ky është krim shqiptar"/ Rama për mbetjet plasike: Do
Edi Rama

GOLEM- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria do të ngrejë një task forcë për një plan me tre faza në lidhje me mbetjet plastike në vend. Gjatë fjalës në takimin me kryebashkiakët në Golem, Rama u shpreh se heqja e plastikës në tokë është një krim shqiptar.  

"Para disa ditësh, kryetarja e Bashkisë së Durrësit më dërgoi një video që tregonte se si po mbushej pika në Shkozet, pasi ishte ripastruar në kushte bllokimi. Kur gjendemi përballë kësaj situate agresioni plastik, që është drejtpërdrejt ndikim i njeriut, duhet të angazhohemi për të ndërmarrë një ofensivë të përbashkët dhe për të përfshirë sa më shumë komunitetin, në mënyrë që ta vëmë nën kontroll këtë faktor kaq të dëmshëm.

Plastika derdhet në det dhe shkakton dëme të pariparueshme për jetën detare dhe për cilësinë e ushqimeve tona. Duhet të bëjmë gjithçka për ta ndalur këtë lemeri papërgjegjshmërie qytetare. Ky është një krim shqiptar. Nuk duhet të kërkojmë fajtorë te turistët spanjollë, japonezë apo gjermanë. Duhet të marrim masa konkrete dhe për këtë arsye i kam kërkuar ministrit të Pushtetit Vendor të ngrejë një task-forcë mes qeverisë dhe pushtetit vendor, për të konceptuar një plan me tre faza, që nga sensibilizimi deri te veprimi konkret," tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll