Politike

“Do vazhdojmë me këmbëngulje...“/ Rama për përmbytjet: Ata që prisnin rrëzimin tim dhe tonë, e shikonin shiun si “anëtar i koalicionit”

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri u ndal edhe tek situata e krijuar në vend, si pasojë e përmbytjeve.

16 Janar 2026, 18:15 Nga E.d
“Do vazhdojmë me këmbëngulje...“/ Rama për
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek situata e krijuar në vend, si pasojë e përmbytjeve masive. Rama tha se ata që prisnin rrëzimin e tij, e shikonin shiun si “anëtar i koalicionit”. Ai u shpreh se mjedisi i informimit është i kontaminuar.

Kryeministri Edi Rama: Shqipëria e deridjeshme, bashkëpunimi me privatët e shikonte ndryshe, kjo është Shqipëria tjetër, këtu ne përfaqësojmë shtetin, privati veten, një pjesë të suksesit financiar e merr shtetit. Do vazhdojmë me këmbëngulje, por na duhet të ndjejmë nevojën e madhe për informim të njerëzve, Nuk është e lehtë, sepse mjedisi i informimit është i kontaminuar.

Kur në ditët e përmbytjes, ditë dramatike, të gjithë ata që shikojnë prej shumë vitesh ëndrrën në beze thonë Tironsit, të rrëzimit tim dhe tonë, e shikonin shiun dhe dëborën si anëtarët e mirëseardhur të koalicionit.

Po të shikoni anketimet tona të brendshme. Anketimet tona të brendshme, asnjëherë nuk na kanë lënë në baltë, edhe sot, ku ne nuk jemi në pikë tonë më të lartë siç ishim menjëherë pas zgjedhjeve, ata janë daha e daha më keq seç ishin pas zgjedhjeve, ku sigurisht ata fituan, por në fakt ata humbën, sepse publiku vlerëson atë çfarë ne bëjmë gjithsesi”, theksoi ai./Dosja.al

edi rama ps mbledhje

Sondazh

Poll