Politike

“Në fund të mandatit të kalojmë edhe një reformë kushtetuese“/ Rama: Të ngrihet grupi i punës, Kuvend jo me 140 deputetë, por me 100

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Kryeministri u shpreh se duhet të mendohet edhe ngritja e një grupi nismëtar për ndryshimet kushtetuese.

16 Janar 2026, 17:53 Nga E.d
“Në fund të mandatit të kalojmë edhe një
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se në fund të mandatit, do të kalohet edhe një reformë kushtetuese. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Kryeministri u shpreh se duhet të mendohet edhe ngritja e një grupi nismëtar për ndryshimet kushtetuese. Rama tha se Kuvendi duhet të zvogëlohet dhe të ketë një numër më të vogël deputetësh. 

“Duhet të mendohet edhe ngritja e një grupi nismëtar për ndryshimet kushtetuese. Kemi shtruar nevojën që Kuvendi i Shqipërisë të zvogëlohet në numër, kemi kuvend me 140 vetë, fare mirë mund të kemi Kuvend me 100 vetë.

Ka dhe aspekte të tjera që duhen zgjedhur nga njerëzit që dinë se çfarë shohin, lexojnë, thonë, kur vjen fjala te kushtetuta e Shqipërisë duhet ngritur një grup që pastaj të hapë një proces, është shumë më tepër se një reformë zgjedhore, kërkon shumë më tepër hapësirë angazhim, burime. Ambicia duhet të jetë që në fund të mandatit të kalojmë edhe një reformë kushtetuese”, tha Rama./Dosja.al

edi rama ps mbledhje

Sondazh

Poll