Politike

“Kompani për prodhimin e uniformave ushtarake“/ Rama: Produktet do të dalin këtë vit

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri u shpreh se do të ketë një kompani, e cila do të prodhojë uniforma ushtarake edhe për vende të tjera dhe do të shërbejë edhe si bazë prodhuese, por edhe si porositëse për fabrikat e tjera.

16 Janar 2026, 18:13 Nga E.d
“Kompani për prodhimin e uniformave ushtarake“/ Rama: Produktet
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, duke folur në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste tha se do të ketë një kompani, e cila do të prodhojë uniforma ushtarake edhe për vende të tjera dhe do të shërbejë edhe si bazë prodhuese, por edhe si porositëse për fabrikat e tjera.

Rama tha se kjo nuk është një gjë që do ta bëjmë në të ardhmen, por kjo po ndodh aktualisht. Sipas tij, produktet e kësaj kompanie do të dalin brenda këtij viti. 

“Kjo kompani do të prodhojë uniforma edhe për vende të tjera dhe do të shërbejë edhe si bazë prodhuese, edhe si porositës për fabrika që janë në pikë të hallit se versace nuk i çon më aq porosi sa duhet, sepse euro, sepse kështu apo ashtu. Kjo nuk është një gjë që do ta bëjmë në të ardhmen, kjo po ndodh aktualisht. Do të jeni shumë të mirëpritur kur të dalin produktet e para të kësaj kompanie dhe do të dalin brenda këtij viti, nuk do të dalin në 2030.

Po mirë, jemi budallenj që për çdo lloj droni duhet të shkojmë të kuturisemi për t’ua blerë të tjerëve? Pse nuk i prodhojmë dot ne dronët inteligjentë në Shqipëri? Çfarë na pengon? Ne kemi filluar punën për të prodhuar dronë inteligjentë në Shqipëri dhe jo dronë të thjeshtë, dronë të sofistikuar. Përsëri, me shtetin brenda”, tha Rama./Dosja.al

edi rama ps mbledhje

Sondazh

Poll