Politike

‘Të merren masa për dhunën fizike në Kuvend‘/ Rama me grupin e PS: Në asnjë Kuvend demokratik nuk tolerohet...

Sipas tij, legalizimi i rrugaçërisë në sallën e kuvendit është bashkëveprim dhe bashkëfajësi në goditjen e të gjithë atyre të rejave dhe të rinjve që ndjekin Kuvendin e Shqipërisë.

16 Janar 2026, 18:06 Nga E.d
‘Të merren masa për dhunën fizike në Kuvend‘/
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës përmbyllëse në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste u shpreh se duhet të merren masa për dhunën fizike në Kuvend. Rama tha se në asnjë Kuvend demokratik nuk tolerohet kjo.

Sipas tij, legalizimi i rrugaçërisë në sallën e kuvendit është bashkëveprim dhe bashkëfajësi në goditjen e të gjithë atyre të rejave dhe të rinjve që ndjekin Kuvendin e Shqipërisë.

“Në asnjë kuvend demokratik nuk tolerohet jo ndërhyrja fizike, po goditja në dinjitet e atyre që janë atë të pranishëm, nuk është liri fjale, në këtë pikë masat duhet të jenë të menjëhershme ashtu siç i ka rregullorja, asgjë më shumë, asgjë me pak. Legalizimi i rrugaçërisë në sallën e kuvendit është bashkëveprim dhe bashkëfajësi në goditjen e të gjithë atyre të rejave dhe të rinjve që ndjekin kuvendin e Shqipërisë, është një goditje në nivelin psikologjik, edukativ, është një goditje në aspektin social sepse krijon vetëm nxitje të urrejtjes dhe vetëm zgjerim të hendekut të pamerituar për shqiptarët që e ka hapur dhe e gërmon politika. Ajo pjesë e politikës që ne për fat të keq se kemi dot përballë, por mbrapa duke u përpjekur me të gjitha llojet e metodave që të na pengojë të vazhdojmë para”, tha Rama./Dosja.al

edi rama ps mbledhje

Sondazh

Poll