Politike

“Është aset pozitiv“/ Rama për Gjekmarkajn: Ai jep dorëheqjen, ata e mbajnë! Shpresoj mos i kushtojë kjo...

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së, Rama u shpreh se vendi duhet të këtë një kanal parlamentar.

16 Janar 2026, 17:58 Nga E.d
“Është aset pozitiv“/ Rama për Gjekmarkajn: Ai jep
Foto ilustruse

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se qeveria duhet të ec me shumë vendosshmëri në futjen e teknologjisë në punën e Kuvendit. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së, Rama u shpreh se vendi duhet të këtë një kanal parlamentar.

Rama foli edhe për dorëheqjen e Gjekmarkaj, për të cilin tha se është një aset pozitiv. Ndërsa në fund, ai tha se shpreson që kjo mos ti kushtojë ndonjë goditje nën brez.

Duhet të ecim me shumë vendosshmëri në futjen sa më thellë të teknologjisë në punën e Kuvendit. E kemi thënë edhe në herë të tjera, unë mendoj që kanali i parlamentit në TV shqiptar duet të kthehet në një kanal të parlamentit jo thjesht për të lidhur seancat e kuvendit apo komisionet.

Duhet të kemi edhe ne një kanal parlamentar. Duke ftuar edhe përfaqësuesin e opozitës, dha dorëheqjen është akoma si është situata me profesor Gjekmarkaj, është akoma apo si u bë. Apo ai jep dorëheqjen dhe ata e mbajnë. Profesori është një aset pozitiv. Shpresoj që kjo mos ti kushtojë ndonjë goditje nën brez.”, tha Rama./Dosja.al

edi rama ps mbledhje

Sondazh

Poll