Politike

“Dua të ecim me shumë vendosmëri“/ Teknologjia në fokus të Kuvendit, Rama: Kanali i parlamentit, jo vetëm për lidhjen e drejtpërdrejtë të seancave

 Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Kryeministri u shpreh se duhet një vendosmëri në futjen e teknologjisë në punën e Kuvendit.

16 Janar 2026, 17:55 Nga E.d
“Dua të ecim me shumë vendosmëri“/ Teknologjia
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se vendi duhet të ketë një kanal parlamentar. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Kryeministri u shpreh se duhet një vendosmëri në futjen e teknologjisë në punën e Kuvendit.

Ai tha se kanali i parlamentit në televizionin shqiptar, duhet të kthehet në një kanal të parlamentit, jo thjesht për të lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë seancat e Kuvendit. Rama tha se kjo do të bëhet nën kujdesin e Kryesisë së Kuvendit duke ftuar patjetër edhe përfaqësuesin e opozitës.

”Dua të ecim me shumë vendosmëri në futjen sa më thellë të teknologjisë në punën e Kuvendit, me të gjitha ato që u thanë. E kemi thënë edhe herë të tjera, unë mendoj që kanali i parlamentit në televizionin shqiptar, duhet të kthehet në një kanal të parlamentit jo thjesht për të lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë seancat e Kuvendit. Vende te tjera e kanë një kanal parlamentar, duhet ta kemi edhe ne. Kjo do të bëhet nën kujdesin e Kryesisë së Kuvendit duke ftuar patjetër edhe përfaqësuesin e opozitës,” tha Rama./Dosja.al

 

edi rama ps mbledhje

Sondazh

Poll