Politike

”E quajnë vendin narkoshtet”/ Rama për opozitën: Po të duan të bashkëpunojnë bujrum...

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Kryeministri u shpreh se për gjërat e tjerat rrugët janë të ndara, pasi sipas tij opozita është mbrapa tyre.

16 Janar 2026, 18:03 Nga E.d
”E quajnë vendin narkoshtet”/ Rama për opozitën: Po
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nëse opozita dëshiron të bashkëpunoj, ajo është e mirëpritur. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Kryeministri u shpreh se për gjërat e tjerat rrugët janë të ndara, pasi sipas tij opozita është mbrapa tyre.

“Ne nuk do të presim për asnjë rast për të vazhduar për të bërë unën tonë. E mirëkuptoj edhe thirrjen e miqve paetnerëve, predikuesve të dialogut, të bashkëpunimit, e mirëkuptoj jemi të gatshëm por bashkëpunime , dialog dhe ulje në një tavolinë të përbashkët unë nuk kam parë. Kështu që për ne e rëndësishme është që asnjëherë të mos mbyllim derën, të mos karriget e tyre bosh dhe t’i larg qoftë sic i digjnin ata.

Karriget bosh janë aty, duan të vijnë, le të ulen. Duan të bashkëpunojnë, bujrum, duan të japin alternativë mirë se t vijnë. Për të tjerat rrugët janë të ndara, ne përpara ata mbrapa, ne gjithmonë e më përpara. Ata edhe më mbrapa. Sa më mbrapa të mbeten aq më e fortë do të vijë jehona e lehjes së tyre.“, tha ai./Dosja.al

edi rama ps mbledhje

Sondazh

Poll