Politike

"Njerëzit po tregojnë që po mbushin sallat plot..."/ Salianji: Nëse lidershipi i PD thotë çdo javë që Edi Rama është rrëzuar, s’kemi gjë në vijë

Salianji tha se lidershipi i PD i ka braktisur demokratët prej 8 muajsh, teksa çdo javë u thotë se kemi rrëzuar Edi Ramën, ndërkohë që ky është në qeveri.

15 Janar 2026, 21:19 Nga E. D
"Njerëzit po tregojnë që po mbushin sallat plot..."/
Ervin Salianji 

TIRANË- Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka folur për takimet me demokratët, tur i nisur prej tij prej disa muajsh, duke i cilësuar ato, si shprehje e vullnetit të bazës për ta gjallëruar dhe ringritur PD. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Salianji tha se lidershipi i PD i ka braktisur demokratët prej 8 muajsh, teksa çdo javë u thotë se kemi rrëzuar Edi Ramën, ndërkohë që ky është në qeveri.

"Njerëzit po tregojnë që po mbushin sallat plot. Janë njerëz të cilët, të zhgënjyer nga braktisja dhe neglizhenca e lidershipit të PD, që nuk i takon ka 8 muaj nga data e zgjedhjeve po organizohen për ta mbajtur të gjallë PD. Demokratët janë aty, nuk kanë frikë, duan nxitje dhe besim, dhe janë të gatshëm për tu përballur me qeverinë. Nëse lidershipi i PD i thotë cdo javë që kemi rrëzuar Edi Ramën, ndërkohë që ky është në qeveri, atëherë nuk kemi gjë në vijë," tha Ervin Salianji./Dosja.al

ervin salianji 

Sondazh

Poll